PJESA E PARË/ Vllaznia i falet një penalltie, Flamurtari nuk reziston dot

14:49 | 21/01/202014:490

Vllaznia e ka mbyllur ne epërsi fraksionin e parë të lojës me Flamurtarin. Shkodranët kanë shënuar në fundin e pjesës së parë, pas një penalltie të fituar nga mbrojtësi Renato Malota. Lezhjani u pengua nga Ariel Muçollari dhe gjyqtari Kreshnik Bajramaj drejtoi gishtin nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Kapiteni Gilman Lika nuk gaboi dhe e dërgoi topin drejt e në rrjetë, duke bërë që në kampin shkodran të shpërthejë festa. Sa i takon lojës, Vllaznia ka pasur kontrollin. Gjithsesi vlonjatët kanë qenë të rrezikshëm në zbritjet e tyre dhe mund të kishin barazuar.

VLLAZNIA-FLAMURTARI 1-0 (Shënues: Lika 38′ pen.)

Formacioni i Vllaznisë: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Bardulla, Lika, Shtubina, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz

Formacioni i Flamurtarit: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Muçollari, Haruni,  Rrapaj, Vrapi, K. Nebihu, Kreshpa , Hoxhaj, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono