“Pirro”, premierë në teatrin e Gjirokastrës

16:05 | 24/06/2018

Në teatrin “Zihni Sako” në Gjirokastër u shfaq premiera e tragjedisë “Pirro”. Kjo premierë në natën e parë si asnjëherë tjetër mblodhi shumë artëdashës gjirokastritë për të cilët ishte një shfaqje e sukseshme.

Tragjedia “Pirro” ndoshta është nga ato premiera që ka joshur më shumë gjirokastritët. Në skenën e teatri “Zihni Sako”, me autor Et’hem Haxhiademi dhe regji të Ilir Llurit, u ngjitën aktorët Delvis Bejleri, Myzafer Zilfa, Seljana Dalipaj, Dori Çaushi, Kudret Alikaj, Aleksandër Kondi.

Pirro i Epirit ishte mbret i Epirit dhe i Molosisë. Ai vinte nga fisi ilir i epirotëve. Thirrej “shqiponjë” nga ushtarët e tij. U bë i famshëm kur në vitin 280 p.e.s. u bë gjeneral i plotfuqishëm ushtarak dhe krijoi një shtet të pavarur që mori emrin e vet Epiri.

Pikërisht kjo tragjedi dhe ky personazh që ka shekuj që udhëton në histori do të jetë prezent edhe në qendrat arkologjike në Gjirokastër si shenjë atraktive për vizitorët gjatë këtij sezoni turistik./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono