Piro Misha: Biblioteka Kombëtare nuk ka me hapësira për libra

17:08 | 09/10/201917:080

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha në një intervistë për ABC News deklaron se ndërtimi i bibliotekës së re është emergjente, gjendja sipas tij është dramatike, nuk ka më hapësira për libra. Nga ana tjetër Misha tha se biblioteka nuk do ta ofrojë më shërbimin e huazimit të librave në shtëpi për qytetarët.

Telashet nuk kanë të sosur për Bibliotekën Kombëtare. Sikur të mos mjaftonte zjarri dhe uji në këto dy vite. Studiuesi dhe publicisti Piro Misha i cili prej një muaj është emëruar në krye të këtij institucioni, si kryeproblem rendit mungesën e hapësirave në fonde, kamera nuk lejohet, por edhe në korridore librat sistemohen në kuti kartoni.

Misha kërkon kthimin e dinjitetit Bibliotekat Kombëtare si në çdo vend të botës, pasi është streha e trashëgimisë kombëtare.

Prej dy vitesh dhënia e librave jashtë bibliotekës për qytetarët nuk kryhet, ky shërbim nuk do të ofrohet më, thekson drejtori i Bibliotekës Kombëtare.

Në sallën“Lumo Skëndo ruhet koleksioni i pasur në gjuhë të huaj, i pasuruar ndër vite edhe në kohën e komunizmit, por botimet e kryera për Shqipërinë dhe shqiptarët vitet e fundit nuk janë blerë, kjo do të rikuperohet thekson Misha .

Për të relaksuar situatën dramatike, Misha thotë se po merren masa sëbashku me Minsitrin e Kulturës, pasi ndërtimi i bibliotekës së re është ende projekt- ide dhe kërkon vite.

Këtë vit biblioteka kombëtare mbush plot 1 shekull nga themelimi i saj në vitin 1920. /ABC News Albania 24//7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono