Pique “hap kartat”: U gabua me “El Clasico”-n, ju tregoj çfarë bëmë për Neymar

08:27 | 31/10/201908:270

Gerard Pique është i drejtpërdrejtë. Mbrojtësi i Barcelonës pranon se shpesh në “El Clasico” i ka kaluar limitet, por kjo vetëm në fushën e blertë. Katalanasi ka dhënë një intervistë së fundmi dhe flet për raportin me lojtarët e Realit, si dhe komenton shtyrjen e “El Clasico”-s për në dhjetor.

Pique ka zbuluar edhe një prapaskenë me Neymar, të cilin vetë lojtarët e kanë kërkuar në ekip dhe për këtë kanë folur me presidentin Josep Bartomeu. Sigurisht do të ishte një risk i madh, pasi për brazilianin duhet paguar një shifër e frikshme që mund të sillte një dënim nga UEFA.

NEYMAR – “Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Ne i thamë atij, që po shkonte në një burg prej ari. Gjithsesi dyert janë të hapura për ta. Ato që janë thënë, që ai dëshiron të kthehet te Barcelona, janë të vërteta. Ne i thamë presidentit, se nëse pagesa do të jepej pjesë-pjesë në përshtatje me rregullat e “fair-play”-it financiar në mënyrë që Neymar të na bashkohej, do ta pranonim atë mes nesh”.

RAPORTI ME LOJTARËT E REALIT – “Rivaliteti mes Barcelonës dhe Realit të Madridit është shtyrë gjithmonë në kufij dhe ndonjëherë madje e kam tejkaluar kufirin. Kur e heq fanellën, kurrë nuk kam pasur probleme me kundërshtarët nga Madridi. Vazhdoj të kem një raport të mirë me Nacho dhe Lucas Vasquez. Me Sergio Ramos nuk kam ndonjë miqësi, por kemi shumë respekt për njëri-tjetrin”.

SHTYRJA E EL CLASICO – “Mendimi im i sinqertë është se nuk kishte pse shtyhej El Clasico. Asnjëherë nuk ka pasur dhunë në një stadium në Spanjë. Ishte zmadhimi i diçkaje që nuk do të ishte problem. Kush mund të thotë që ato gjëra që u thanë nuk mund të ndodhin më 18 dhjetor? Mendoj se të luhet Barcelona-Real Madrid të mërkurën nuk është gjëja më e mirë për futbollin spanjoll. Ata duhet të kishin vendosur të luanim sikurse ishte programuar”, është shprehur Pique për “El Larguero”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono