Pioli: Ibra mrekulli e Zotit, ja çfarë e tërbon. Ju tregoj ndryshimin Paqueta-Castillejo

16:12 | 18/01/202016:120

Milan pret Udinesen nesër në “San Siro” dhe djemtë e Piolit shpresojnë të vijojnë me rezultate pozitive. Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka prekur disa tema në konferencën e tij për shtyp.

UDINESE – “Me Gottin në stol kanë mbledhur shumë pikë. Ndodhen në formë dhe janë një ekip që vrapon shumë. Trajneri i tyre ka bërë një punë të mirë dhe janë një skuadër shumë fizike. Duhet të luajmë mirë dhe të kemi ekuilibër për t’i mposhtur”.

SKUADRA – “Skuadra po punon shumë dhe kemi gjetur ekuilibrin e munguar. Kemi ndryshuar skemë, por të gjithë lojtarët janë aktivë dhe synojmë t’i bëjmë presion kundërshtarit. Duhet të jemi të vetëdijshëm që do të shënojmë dhe nuk do të pësojmë gol. Ndodhemi në formë të mirë dhe duhet të përmirësojmë renditjen tonë”.

TIFOZËT – “Ata po tregohen të jashtëzakonshëm dhe po na mbështesin. E kanë bërë gjithmonë dhe nesër do të përpiqemi të marrim entuziazëm dhe forcë prej tyre. Duhet të fitojmë dhe të bëjmë një fazë të dytë shumë më të mirë se e para”.

DONNARUMMA – “Është në listën e lojtarëve të grumbulluar dhe ndihet mirë. Besoj se do të jetë në gjendje për të luajtur”.

IBRAHIMOVIC – “Ibra po tregon se është një vlerë e shtuar dhe dëshiron të fitojë gjithmonë, edhe në stërvitje. Është dhuratë nga Zoti të kesh një lojtar të tillë. Ai është një dem dhe tërbohet keq kur ndonjë shok skuadre nuk stërvitet me kualitet. Kjo na ndihmon për të rritur cilësinë e stërvitjeve, u mor edhe për diçka të tillë”.

PAQUETA – “Ndodhet në formë të mirë, po stërvitet mirë dhe është e qartë që nuk ndihet i kënaqur që nuk po luan si titullar. Nuk e shoh si një anësor ofensiv, nuk mund t’i kërkoj inkursione në thellësi siç e bën Castillejo. Është e sigurt që Paqueta është një lojtar shumë i aftë”. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono