Pianisti shqiptar dhe violinçelisti argjentinas koncert në Tiranë

21:27 | 08/09/2019

Pianisti i njohur shqiptar Redi Llupa dhe violonçelisti argjentinas Sebastian Delgado dhanë një koncert në Akademinë e Shkencave. Artistët kishin përzgjedhur një repertor të larmishëm me kompozitorë të huaj dhe shqiptarë.

Nga dueti Llupa-Delgado spektatorët shijuan kompozimet e Manuel de Falla, Klod Vivie, Tonin Harapit, Vasil Toles dhe Thoma Simakut.  Pianisti shqiptar Redi Llupa prej vitesh jeton në Amerikë ku zhvillon jetën artistike dhe akademike.

Ai u rikthye në Tiranë për këtë koncert, i mbushur me emocione dhe kujtime. Synimi i Redi Llupës është i qartë, thellimi mbi krijimtarinë pianistike shqiptare, që të vlerësohet ndërkombëtarisht, duke u interpretuar nga artistë të ndryshëm.

Pianisti shqiptar Redi Llupa, i cili është pjesë e kërkuesve shkencorë të Diasporës Shqiptare, është gjithashtu një ambasador i vendit të tij përmes muzikës. Koncerti u organizua nga Diaspora Artistike dhe Shkencore në SHBA, në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës në Tiranë./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono