Pianisti Redi Llupa një promotor i muzikës shqiptare në skenat e botës

14:59 | 07/09/2019

Rikthehet pianisti i njohur shqiptar Redi Llupa. Ai do të mbajë një koncert sëbashku me violinçelistin argjentinas Sebastian Delgado në Akademinë e Shkencave. Në një interviste për ABC News ai thotë se synon që të bëjë të njohur muzikën pianistike shqiptare në skenat e botës.

Pianisti shqiptar Redi Llupo prej vitesh jeton në Amerikë, ku zhvillon jetën artistike dhe akademike, tashmë rikthehet në Tiranë për koncert, i mbushur me emocione dhe kujtime.

Llupo sëbashku me violinçelistin argjentinas Juan Sebastian Delgado do të mbajnë një koncert në Akademinë e Shkencave, ku do të ketë një ndërthurje mes studimeve të tija me lojën mbi piano.

Synimi i tij është i qartë të bëjë të njohur muzikën shqiptare në botë, të cilën e përfshin gjithnjë në koncertet që ai zhvillon.

Projektet e tij muzikore kanë për qëllim njohjen e kompozitorëve bashkëkohorë shqiptarë në skenat e botës.

Artistët kanë përzgjedhur një repertor të larmishëm me kompozitorë të huaj dhe shqiptarë.

Synimi i Redi Llupos është i qartë, thellimi mbi krijmtarinë pianistike shqipttare, që të vlerësohet ndërkombëtarisht, duke u luajtur nga artistë të ndryshëm.

Koncerti Diaspora Artistike dhe Shkencore do të mbahet mbrëmjen e së dielës në sallën kryesore të Akademisë së Shkencave. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono