Pezullohen punimet për rehabilitimin e rrugës së lumit në Vlorë


13:57 | 13/03/2018

Prokuroria e Vlorës pezullon punimet për rehabilitimin e lumit të Vlorës. Kjo për shkak se janë ngritur dyshime që firmat e zbatimit po përdor zhavorrin e lumit për të shtruar rrugën bri tij, duke shkaktuar kështu dëmtime ne shtrat.

Gjashtë muaj pas nisjes pezullohet rehabilitimi i lumit të Vlorës.

Prokuroria lokale, ka vene në hetim kompaninë që fitoi tenderin për lotin e parë dhe nënkontraktorët shqiptarë.

Ato dyshohen për shfrytëzim të paligjshëm të basenit të lumit Vjosë. Aktualisht të gjitha mjetet e firmës janë tërhequr nga terreni dhe puna është pezulluar.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës nuk punohet, pasi zhavorri me të cilën shtrohet baza e lotit të parë, nxirrej në shkelje të ligjit, thuhet nga prokuroria.

Nuk ka asnjë fadromë, ndryshe nga pak kohë më parë, ku eksvatorët  gërmonin deri afër Urës së Drashovicës.

Për rrugën u zhvillua një tender ndërkombëtar, por zbatuesit e projektit me vlerë 2,002,817,718.47 lek zgjodhën të dëmtojnë lumin për të shtruar rrugën në anë të tij.

Punimet për rrugën e lumit të Vlorës startuan rreth një vit më parë, kurse  afati i përfundimit të tyre ishte 24 muaj.

Invsestimi përfshin një gjatësi prej rreth 24 km, vetëm në lotin e parë të investimit që përfundon në fshatin Gjorm, kurse loti i dytë pritet ende të nderohet.

Gazetar i ABC News, Vlorë: Elton Nika


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono