Petullat që i ka provuar edhe kryeministri (Video)

20:36 | 20/07/2019

Në Vuno ndodhet një grua që gatuan disa petulla shumë speciale. Ajo është zonja Lula është kthyer prej vitesh një pikë referimi në qendër të Vunoit. Petullat e saj i kanë shijuar në masë turistët e huaj.

“Ngelen të mahnitur se është një gjë e veçantë. Bëjnë edhe në vend tjetër, por këto u shijojnë më shumë dhe më flasin nga makina. A ke brumë teta që të kthehemi? Po u them, në çdo orë dhe në çdo moment. I kam mbajtur gjatë gjithë ditës deri në orën 10-11 që punoj. Nuk ka shans që të kalojë dhe të mos kërkojë nëse i ka provuar ndonjëherë.

Njëherë kisha një çift italian. Kishin kaluar gjithë bregdetin dhe i prunë fëmijët këtu. Kur ikën në Itali morën në telefon. “Kaluam të gjithë Shqipërinë thanë, por atë darkë që hëngrëm në Vuno e vlerësojmë shumë se kishte diçka të veçantë. Pak e nga të gjitha, shumëllojshmëri”, tha ajo,

Zonja Lula tregoi se punon me gjëra bio të fshatit. Ajo punon prej disa vitesh aty dhe çmimet i ka ulëta. Lula rrëfeu për ABC News sekretin se si i bën petullat.

“Unë mundohem të mos i fus kos, gjëra të rënduara ose vezë. Përpiqem në gatime të tjera se çdo gjë bëhet me vezë. Puna është të bësh diçka pa futur vezë. I hedh pak kripë, pak maja, pak uthull që të bëhet brumi elastik dhe të mos pijë shumë vaj”, tha ajo.

Pikërisht prej shijes shumë të mirë të këtyre petullave ajo ka edhe një klient special. Ai është kryeministri Edi Rama, i cili ka ndaluar shpesh te zonja Lula për të ngrënë gatimet e saj.

“Kaloi kryeministri ishte me gjithë Lindën. Ishin me pushime. Lula çkemi si je? Mirë i thashë unë. Jam me Lindën tha do na bësh ndonjë gjë. Unë i bëra dy petulla, pak ullinj… Një ditë tjetër më thërret prapë me një mik nga Kosova. Lula si je tha, a ka nga ato që bëre një ditë që unë të kthehem? Po ore i thashë. Dhe u kthye me kënaqësi. Kryeministri, të televizionit si ju, kush e ka provuar gjithnjë ka kërkuar”, përfundoi ajo./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono