Personaliteti i vitit në Angli, Lewis Hamilton e mbyll i dyti

22:26 | 15/12/201922:260

Personaliteti i vitit në Angli është zgjedhur! Fitues i këtij çmimi prestigjioz, që jepet çdo fundviti nga BBC, është Ben Stokes. Ky i fundit u shpall kampion bote në kriket me kombëtaren e Anglisë dhe është votuar si personaliteti i vitit.

Në vend të dytë, e mbyll kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton. Piloti britanik fitoi titullin e gjashtë kampion bote në 10 vite, duke bërë një sezon të shkëlqyer.

Në vend të tretë, u rendit atletja Dina-Asher Smith. Edhe Raheem Sterling, sulmuesi i Manchester City dhe kombëtares së Anglisë, ishte i nominuar për këtë çmim, por nuk arriti as të renditet në podium./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono