Përsëritet historia në Kotë, sherret që vranë dy administratorët

12:00 | 12/06/2019

Policia e Vlorës ka vendosur në pranga autorët e ngjarjes ku mbeti i vrarë kryeadministratori i Kotës Argjil Gjoka. Ata janë tre kushërinjtë Bejtaj dhe sipas hetimeve të deritanishme, Gjoka u vra aksidentalisht gjatë sherrit të autorëve me dy vëllezër. 

Tre persona u arrestuan për vrasjen e kryetarit të Njësisë së Administrative të Kotës Argjil Gjoka.

Sipas policisë ata janë Arif Bejtaj 19 – vjeçar i cili mbeti i plagosur gjatë konfliktiti, Jaçe dhe Namik Bejtaj përkatësisht 22 vjeç dhe 30 vjeç.

Të tre këta  janë me banim në fshatin Mavrovë. Gjithashtu u shpall në kërkim Mersin Bejtaj 32 vjeç nga Vlora.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin kushërinjtë Bejtaj tentuan të vrasin me pistoletë dy vëllezërit Fatmir Osmenajn dhe Arif Osmenajn 70 dhe 65 vjeç.

Por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, Argjil Gjoka.

Debati nisi fillimisht me fadromistin që po punonte në rrugën e fshatit dhe ishte Mersin Bejtaj ai që ka nxjerrë armën dhe shtiu pa kontroll.

Dy plumba prekën Gjokën, i cili ndërroi jetë në spital dhe kushëririn e autorit, 19 vjeçarin Arif Bejtaj, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Një vit më parë në këtë Njësi u vra parardhësi i tij 63-vjeçari Fatmir Hodo.

Për ngjarjen në atë kohë u arrestua 44-vjeçari Admir Delaj nga fshati Gumenicë. Ai e qëlloi Hodon me armë gjahu pas një bisede të tensionuar për çështje pronësie, në hyrje të një lokali ndërsa të dy kishin konsumuar pije alkoolike se bashku.

Pas vrasjes së Fatmir Hodos, vendin e tij e zuri Argjil Gjoka i cili u qëllua sërish pas një konflikti pavarësisht se ai nuk ishte objektivi./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono