Përsëri përplasje sportive mes Shqipërisë dhe Serbisë

13:23 | 15/04/2018

Përsëri do të kemi përplasje sportive mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ekipet regbi të dy vendeve do të ndeshen në Nish të Serbisë për Ligën Ballkanike.

Klubet regbiste të Shqipërisë dhe Serbisë do të përpiqen për herë të parë të arrijnë një rezultat paqeje në stadiumin e qytetit jugor serb të Nishit.

Ndeshja e Ligës Ballkanike i përball për herë të parë këto klube dhe në Serbi kanë arritur sportistët nga Tirana.

Ata thonë se e shohin organizimin me masa të rrepta, por jo shumë të nevojshëm.

Ditmir Hall:Diçka që asnjëlloj sporti tjetër nuk e ka, siç e ka regbia, që është miqësia dhe ndërlidhja mes asaj që ndodh në fushë dhe pas fushe. Ragby është një sport që përfaqëson bashkësi”.

Arnaldo Telo: “Impakti deri diku i tepruar të themi për masat që ishin marrë sepse nuk jemi mësuar në të tilla kushte”.

Organizatorët e klubit lokal thonë se gjëja më e rëndësishme për ta është mikëpritja.

Llazar Zhivkoviç, trajner i klubit Radnicki nga Nishi: “Për ne është një ndeshje me rëndësi, por i kemi marrë të gjitha masat dhe shpresojmë të fitoj ai që është më i miri në terren”.

Ndeshja pritet të zhvillohet para publikut dhe pavarësisht porosive, masat e sigurisë nuk do të mungojnë në stadiumin Çair./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono