Përplasjet në Gjykatën Kushtetuese, Xhixho: Mazhoranca kundër ngritjes së saj

17:32 | 21/11/201917:320

Nërkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho në studio me gazetaren, Juli Xhokaxhi ka komentuar përplasjet në Gjykatën Kushtetuese. Xhixho shprehet se në përplasjet  fundit politike shihet qartë sipas saj që mazhoranca nuk e do krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Mazhoranca nuk e do Gjykatën Kushtetuese, me zhvillimet e fundit që po shohim. Duhet minimumi 6 anëtarë për marrjen e vendimarrjes. Nëse sot do të kishim përgjigje nga Gjykata Kushtetuese kriza politike nuk do të ishte kjo që është sot”, tha Xhixho.

Ajo e komenton ndryshe sjelljen e opozitës duke u shprehur se që në fillimet e saj ka këmbëngulur në krijimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë sa i përket qëndrimit të SHBA-ve, për Xhixhon janë partnerët tanë strategjik dhe kanë ndihmuar në zhvillimin e vendit.

Gjithashtu ajo u shpreh se një nga pikat e rëndësishme të Reformës Zgjedhore, është që të garantojë zgjedhje të lira, pasi në të të kundërtën tha ajo, nuk zgjidhet fenomeni i shitblerjes së votës. ”Sot Shqiperia e ka domosdoshmëri Reformen Zgjedhore dhe nëpermjet saj realizimin e zgjedhjeve te lira e të ndershme si kusht për integrimin europian dhe forcimin e demokracise qe buron nga vota e lire. Pa Demokraci të konsoliduar dhe shtet ligjor nuk mund të kemi avancim në proçeset integruese të vendit”, tha Xhixho.

Xhixho deklaron se Parlamenti është antikushtetues.

“Diskutimet me ndjeshmëri të lartë publike duhet ti drejtohen sovranit. Opozita e bashkuar ka një qëndrim koherent, për të rezoluta e Bundestagut Gjerman është prioritet, ngritja e Gjykatës së Lartë gjithashtu, është në agjendën e opozitës”, tha Xhixho. Reforma zgjedhore gjithashtu ka një rëndësi të madhe për opozitën. Aksioni opozitar  ka dhënë shumë prova duke vënë nxjerrë në dukje shkeljet dhe keqfunksionimin e ligjit. Opozita është aktive me denoncime, problemi me i madh është të keqqeverisja dhe jo te opozita”, tha ndër të tjera nënkryetarja e LSI-së.


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono