Përplasja me Mirush Kabashin? Çuli: Duhet të isha pak më i kujdesshëm

23:05 | 08/03/2019

I ftuar në emisionin “Provokacija” nga Mustafa Nano, drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, ka deklaruar se duhet të ishte treguar më i kujdesshëm në përplasjen që pati me aktorin Mirush Kabashi për çështjen e teatrit.

Mustafa Nano: Ke pasur një përplasje me Mirush Kabashin?

Hervin Çuli: Unë kam mea-culpa për veten time. Kur e shoh veten në pasqyrë për këtë moment them që duhet të isha pak më i kujdesshëm. Duhet t’i frenoj herë pas here ato energjitë e tepruara. I kam kufizuar shumë me kalimin e viteve, por ngelen aty brenda meje se nuk është e kollajtë që një njeri të ndryshojë temperamentin e tij. Por nuk jam penduar vetëm për një gjë. E kam problem të madh Muçi. Njeriu mund të ketë shumë defekte, por duhet të jetë i ndershëm me atë që përfaqëson dhe njerëzit dalin në media dhe abuzojnë me kohën televizive, kjo pastaj nuk rri shumë në lëkurën time.

Për sa i përket godinës së Teatrit Kombëtar, Çuli u shpreh i lumtur që tani punojnë në një ambient të ri pune.

“Ajo që do doja në radhë të parë është pikërisht kjo që po ndodh, të futemi pak tek ajo që ka lidhje me Teatrin Kombëtar ose godinën e Teatrit Kombëtar. Do doja që ne mos të performonim më në atë skenë në atë gjendje që e gjetëm. Kam qenë në një stres shumë të madh se mund të ndodhte diçka ekstra. Unë jam i lumtur që kemi një godinë të re teatri për të ushtruar profesionin tonë dhe do i ngelet Tiranës nesër që është Turbina. Dhe jam i bindur që nesër me vullnet politik, pa vullnet politik o do bëhet i ri o do rikonstruktohet nga e para. Më në fund do kemi diçka ndryshe sepse është dhënë ky premtim dhe asgjë nuk është bërë. Por rikthimi në atë godinë historike do ndodhë o me një rikonstruksion të plotë ose me një Teatër të ri Kombëtar”, tha Çuli.


<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/mNL6MENmzxE” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono