Përplasja institucionale Presidencë-Mazhorancë

15:39 | 22/12/201815:390

Përplasjet Presidencë-Parlament janë shndërruar në një rutinë të punës së dy institucioneve. Presidenti i Republikës Ilir Meta është treguar dorështrënguar ndaj disa projekt ligjeve të dërguara nga mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë.

I pari ka qënë ligji për teatrin, të cilin e ktheu jo një, por dy herë për shqyrtim me argumentin se ishin rreth 9 çështje të cilat sipas tij përbënin shkelje. Në fund kartonat e socialistëve e rrëzuan pretendimin e kreut të shtetit.

Pak ditë më pas presidenti Meta rindezi debatin me shumicën në Kuvend. Ai vendosi të mos dekretojë ligjin që redukton barrën fiskale për industrinë e lojërave të fatit. Për Ministrin e Financave dekreti i Presidentit ishte qesharak.

Ahmetaj: “Unë  besoj se në dekretin e presiddenti ka një keqkuptim, dikush që ka detyrë të jetë më dilixhent me letrat e ka këshilluar Presidentin në këndvështrimin tim gabim”.

Kolegët deputetë e mbështetën duke e rrëzuar dekretin e Presidentit me 74 vota pro.

Nuk tërhiqet Kryetari i Shtetit. I ndikuar edhe nga protestat e studentëve ai kërkon rishikimin e buxhetit të vitit 2019. Përsëri ndesh në kundërshtimin e mazhorancës socialiste.

Ahmetaj: “Besoj se është një kontribut më i madh sesa të kthesh buxhetin e shtetit që është i furnizuar me të gjitha instrumentat dhe shumat për arsimin e lartë. Do të ishte që njëllos si kryeministri dhe ne këtu të kërkonte dhe ai dialog midis studentëve dhe qeverisë”.

Ligji më i fundit që rrëzoi parlamenti është ai për tatimin mbi të ardhurat që ndër të tjera cënon barazinë e biznesit në vend- argumeton institucioni i Presidencës. Por deputetëve socialistë i ka mjaftuar një ditë për ta hedhur poshtë këtë dekret.

Jo vetëm i habitur por as nuk do që ta besojë Kreu i Shtetit se 24 orë janë të mjaftueshme për të rrëzuar një dekret të Presidentit.

Meta: “Nuk e besoj të ketë ndodhur se ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla, dhe përfaqësuesit  e Presidencës ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentat e tjera”.

Përplasja që do të mbahet mend më gjatë është ajo me Kryeministrin Edi Rama për dekretimin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj. Pas një rruge të mundishme, fundi rezultoi i lumtur  për Kryeministrin, por shija që la pas duket e hidhur për deputetët e mazhorancës. /abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono