Përplaset për vdekje këmbësorja

09:15 | 13/06/2019

Një  49-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Fier – Ballsh në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Policia bën të ditur se viktima me iniciale S.B. u përplas nga një makinë tip “Ford” që drejtohej nga 46-vjeçari J.F. Ky i fundit u arrestua në flagrancë nga policia.

46-vjeçari që aksidentoi për vdekje këmbësoren akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: J.F, 46 vjeç, banues në Patos. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore S.B, 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono