Përmbytjet/ ABC News me varkë në një familje të rrethuar nga uji


15:09 | 07/12/2017

Në Darzezë të Fierit ka ende shtëpi të rrethuara nga uji. Por banorët nuk kanë pranuar të lëvizin aty dhe për të kryer punët e përditshme përdorin varka.

Përshkoi fshatra të tërë, përmbyti shtëpi dhe shëmbi ura.

Tani Vjosa po thotë fjalën e fundit.

Është kufiri mes Povleçës dhe Darëzezës, aty ku uji ka rrethuar shumë shtëpi. Janë banorët e fundit që përballen me vërshimin e Vjosës, por të parët që kanë nevojë për ndihmë.

Historia përsëritet por këtë herë izolimi nga uji do zgjasë më tepër. Sasia e vërshimit ishte më e madhe se ajo e dy viteve më parë.

Hidrovorët janë në punë 24 orë, por uji tërhiqet ngadalë.

I kanë ngritur shtëpitë në tokat e tyre. Por kjo është Ultësirë Bregdetare ku kontrollin herë pas here e merr natyra. Fushat janë shndërruar në këneta.

Varkat apo gomonet si të vetmet mjete transporti i kanë marrë hua nga të afërm. Atyre u duhet çdo lloj ndihme për të kaluar ditë të vështira si këto.

Përveç shtëpive të izoluara nga uji janë përmbytur dhe mbeten nën ujë stalla dhe stane të gjësë së gjallë. Banorët po i improvizojnë ato në anë të rrugës.

Temperaturat e ulëta po cojnë në ngordhjen e bagëtive të imëta.  Tufa të tëra janë në qiell të hapur

Bilanci i dëmeve nga vërshimi i lumit Vjosa flet për 350 shtëpi të përmbytura dhe 5000 ha tokë bujqësore.  Nuk dihet sa jane demet në fusha e mbjellë me grurë elb dhe foragjere.  Ndihmat ka edhe nga përtej kufijve./abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono