Përmbyset varka me emigrantë

19:00 | 04/07/201919:000

Rreth 80 emigrantë afrikanë dyshohet të kenë humbur jetën në ujërat e Mesdheut, në përpjekje për të arritur Europën. Mjeti lundrues me të cilin udhëtonin ishte nisur nga Libia dhe u fundos në brigjet e Tunizisë.

Të paktën 80 emigrantë afrikanë druhet të kenë humbur jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin u përmbys në brigjet e Tunizisë, në përpjekje për të arritur Europën. Katër persona që arritën të mbijetonin, njëri prej të cilëve ndërroi jetë më vonë në spital, deklaruan për rojet bregdetare se varka ishte fundosur në ujërat që lagin qytetin Zarzis. Ata thanë gjithashtu se, shumica e emigrantëve ishin mbytur.

Ndërkohë, një zyrtar tunizian në dijeni të çështjes tha se emigrantët ishin nisur nga qyteti Zuara, në Libi. Bregu perëndimor i Libisë vazhdon të mbetet pika kyçe për nisjen e emigrantëve që duan të arrijnë kontinentin e vjetër, edhe pse nisjet kanë rënë si pasojë e mbështetjes që vendet evropiane, me në krye Italinë, i kanë dhënë rojës bregdetare libiane për të çmontuar rrjetet e trafikut të qenieve njerëzore.

Megjithatë, situata e fundit në Libi, ku gjenerali Khalifa Aftar po përpiqet të rrëzojë qeverinë e mbështetur nga Perëndimi ka gjasa të shtyjë shumë libianë të lënë vendin e tyre. Të paktën 65 emigrantë që ishin drejtuar për në Evropë nga Libia humbën jetën në muajin maj në rrethana të ngjashme./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono