Përgjimet e “Dosjes 339/1”, flasin analistët

21:30 | 05/06/2019

Në “Byro Politike” mbrëmjen e sotme paneli i të ftuarve kanë folur për audio përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, të cilat janë regjistrime audio të “Dosjes 339/1”, pjesë e së cilës është grupi i Avdylajve të Shijakut. Në 6 përgjime audio të publikuara online dëgjohet Astrit Avdylaj, që sipas “Bild”, mbledh vota në favor të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, përpara zgjedhjeve të 2017-s.

Shpëtim Nazarko: Në gjykim tim e vërteta gjendet në mes në këto raste sepse zona për të cilën po diskutojmë ne ka qenë këto 20-25 vitet e fundit, ka qenë historiku ku herë ankohet PD-ja dhe herë ankohet PS-ja. Në zgjedhje e viti 2005 ankohej Agron Duka që tani është në koalicion këtej, që ankohej se mi mori votat i ndjeri Olldashi. Unë dëgjova dhe lexova edhe shtypin sot, njëri nga ato kishte vlerë si informacion se kishte të bënte me ujësjellësin. Ndërsa historia që i thuhet të heqë atë gjobën ishte karagjozllëk. Sepse një bandit i një formati të këtij lloj që urdhëron dhe merr zgjedhjet nuk ka nevojë t’i lutet një nëpunësi. E vërteta gjendet në mes  në të gjitha rastet.

Preç Zogaj: Këto përgjime vërtetojnë më mirë dhe më shumë se më parë dhe janë në vazhdën e përgjimeve që janë botuar në shtyp në Nëntor të vitit 2017 kur është botuar përgjimi i parë nga kjo dosje, ku përsëri është përgjuar njëri nga këto të bandës së Abdylajve duke komunikuar me Vangjush Dakon. Dhe për herë të parë një informacion i tillë është publikuar në “Opinion” nga gazetari Lorenc Vangjeli.

Mentor Kikia: Në parim për ne si shqiptarë nuk ka asnjë lloj rëndësi dhe ndryshe nga ç’tha zoti Basha u shokuam, ne nuk jemi shokuar sepse ne jemi familjarizuar me këtë mjedis ku ndodh shit-blerja e votës. Rëndësi e këtij publikimi i jep fund debatit politik dhe mediatik,  nëse janë apo nuk janë të vërteta dhe ka apo nuk ka spekulime. Kjo është një fotografi e cila nuk vihet në dyshim sepse nuk e ka vënë në diskutim as vetë Prokuroria. Përgjimet kanë efekt politik dhe publik pa fund, por a do ketë impak ligjor nuk di ta them sepse nuk di nëse do të ketë një fund.

Ervis Iliazaj: Shqipëri është në krizë të thellë sot për shkak të kësaj historie dhe për këtë duhet ta trajtojmë me rëndësinë e duhur sepse po e trajtuam sipërfaqësish se kështu ndodh gjithmonë… duhet të dimë se Shqipëria është në krizë të thellë sot nga kjo histori./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono