Përgjimet, Braçe: Përfaqësuesit e PS-së nuk flasin për ofrim të parave

12:04 | 20/06/2019

Zv/kryeministri Erion Braçe deklaroi këtë të enjte se mnë asnjë prej përgjimeve të publikuara nga Bild, asnjë nga përfaqësuesit e PS-së nuk komunikon për çështje parash. Ai theksoi se prokuroria duhet të çojë deri në fund hetimet.

“Në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë për rastin e Durrësit, qoftë për rastin djeshëm në gojën e Vangjush Dakos, cilido përfaqësuesi tjetër politik të lartë apo të ulët të PS në atë episod, edhe në episodin e djeshëm, përfshi ministrin Gjiknuri nuk flitet në asnjë germë për ofrim të parave. Qoftë ministri Gjiknuri, qoftë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako nuk është gjetur nga këto përgjime që ju thoni që të ketë komunikuar për çështje parash. Prokuroria duhet të bëjë veprimet e saj. Të hetojë nga i pari deri tek i fundit, deri tek ata që thoni ju, të provojë që ato para janë paguar, kanë blerë vota dhe që ato para kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe gjithsecili të mbajë përgjegjësi. Në rast se identifikohen raste të tilla, pra të blerjes së votave për të ndikuar në rezultat, krimi është krim individual, kështu thotë Kodi Penal”, tha Braçe gjatë një prononcimi për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit.

Përplasjet në KZAZ-të e bashkive të djathta, zv/kryeministri i cilësoi si sulme. Ai tha se nuk janë dëmtuar mjete thelbësore, por vetëm materiale zgjedhore që janë të rekuperueshme.

“Nuk ka përplasje ka sulme mbi institucionet zgjedhore, ka sulm mbi institucionet publike, ka sulm mbi Policinë e Shtetit e cila është në krye të detyrës për të mbrojtur rendin publik dhe qetësinë publike dh enë fund për të mbrojtur institucionet publike. Nuk ka qenë policia e shtetit ajo që ka sulmuar, por kanë qenë grupe kriminele të nëpunësve të bashkive dhe të policive bashkiake të cilët kanë përdorur mjete të dhunshme, për të penguar procesin elektoral në këtë vend. Si në rastin e përgjimeve, si në rastin e këtij elementi tjetër. Nga ajo që kam marrë informacione janë djegur materiale zgjedhore, por janë djegur materiale zgjedhore që janë të rikuperueshme lehtësisht. Fletë votimi, lista zgjedhësish, bojë nuk janë cenuar. Do të thotë që gjithë këta që kanë sulmuar me synimin e qartë për të penguar procesin zgjedhor do të trajtohen sipas Kodit Penal dhe do të marrin atë që u takon”, tha ai.

Për sa i përket përgjimeve ku shfaqet ish-ministri Damian Gjiknuri, Braçe tha se nuk janë normale, por solli në vëmendje edhe rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.

“Nuk është normale. Ju duket normale që ish-ministri i Brendshëm të mbledhë një makinë me djem problematikë dhe të shkojë të kapë me dorë dhe dhunojë. Ju thashë që nuk është normale. Nëse provohet të hetohet deri në fund. Për juve është normale që ish-ministri i Brendshëm të mbledhë djem problematik dhe të shkojë të masakrojë? Ata djem problematik të këtij ministrit Gjiknuri kanë kryer ndonjë akt të tillë në Dibër? Sepse këta djemtë problematikë të këtij ish-ministrit që përmenda unë janë përmendur në komunikata policie që kanë shkelur ligjin, kanë dhunuar persona dhe për ta ka kallëzim penal që nuk janë marrë në konsideratë”, tha zv/kryeministri./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono