Përgjimet BILD/ Ja fatura e “kripur” e avokatit që ka zgjedhur Rama

19:15 | 25/06/201919:150

Gazetari gjerman i gazetës Bild, Peter Tiede thotë se kryeministri Edi Rama ka kontraktuar një nga avokatët më të shtrenjtë në Gjermani.

Në fakt avokati i zgjedhur nga kryeministri, Matthias Prinz, për ta përfaqësuar në betejën ligjore kundër gazetarit, Peter Tiede, në një intervistë në vitin 2016 për të përditshmen welt.de, ka konfirmuar se pagesa për 1 orë pune, në studion e tij ligjore, kushton 750 euro/ora,  (kliko këtu për artikullin) një shifër goxha e majme për xhepat e shqiptarëve.

Matthias Prinz është një nga avokatët më me prestigj, bashkë me studion e tij ligjore në Hamburg të Gjermanisë.

Edhe vetë Tiede i është kundërpërgjigjur kryeministrit Rama në lidhje me padinë e ngritur. Me një status në rrjetet sociale, Tiede shkruan se:

Oh, zoti Rama … Çmenduri: Kryeministri i Shqipërisë Rama dëshiron të më padisë mua. Ai tashmë ka të paktën një avokat – në fund të fundit, një nga ato më të shtrenjtët në Gjermani … por ai nuk ka më shumë …”.

Kryeministri Rama ditën e sotme njoftoi se i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD.

Ajo që nuk dihet ende është se, cili është objekti i padisë që ka inicuar kryeministri Rama kundër Peter Tiede gazetarit të BILD, i cili publikoi audio-përgjime nga dosjet “339” dhe “184”, të cilat janë ende nën hetim.

Mbetet për tu parë, nëse kjo është një betejë mes qeverisë shqiptare dhe gazetarit gjerman, apo një betejë personale e kryeministrit Rama kundër Peter Tiede./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono