Përfundon takimi i “Venecias” me kreun e PD, Basha: Ky nuk është shtet ligjor, opozita hapa të tjerë

09:29 | 14/02/202009:290

Ka përfunduar takimi mes Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe delegacionit të Komisionit të Venecias në selinë blu.

Në përfundim të takimit kreu i PD Lulzim Basha pati edhe një prononcim për mediat. Basha tha se takimi me delegacionin e Komisionit të Venecias ishte tepër i frytshëm.

Juxhin Mustafaraj për ABC News: Z. Basha, si shkoi takimi me Delegacionin e Venecias?

“Takimi me komisionin ishte shumë i frytshëm. Vendi është në krizë të thellë, ilustrimi  më i mirë janë lëvizjet e çoroditura të një pushteti që nuk pret për opinionin e Venecias, por forcon kapjen e shtetit, drejtësisë, Kushtetutës.

Oligarkët bashkë me qeverinë kanë kapur zgjedhjet, kjo nuk është demokraci, ky nuk është shteti ligjor. Qeveria do të mbrojë krimet e veta. Qeveria ka kapur gjithçka.

Një qeveri që ka dalë nga dosjet 184 është peng i oligarkëve.  Zgjidhja që ne kërkojmë nuk e kërkojmë për veten tonë, ne sakrifikuam gjithçka për shqiptarët. 

Nëse pala tjetër do të vendosë para shqiptarëve,  interesat e pushtetit të vet, opozita bashkë me qytetarët do të marrë pozitat në dorë për t’u përballur me këtë grusht pushtetarësh”, tha Basha.

Çështja e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese ka qenë në qendër të takimit që ka zhvilluar Delegacioni i Venecias me përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono