Përfundon protesta e opozitës

22:09 | 08/07/201922:090

22:09 –Protesta e 10-të kombëtare e opozitës përfundoi pas 2 orëve. Tubimi i sotëm përpara Kryeministrisë nuk u shoqërua me asnjë incident. Gjithashtu edhe pas zhvendosjes përpara parlamentit edhe pse qëndruan pak minuta, protesta ishte paqësore. Mbylljen e këtij tubimi kombëtar e bëri kryedemokrati Basha siç është bërë zakon me një fjalim.

22:02 – Pas tërheqjes në selinë blu, kryedemokrati Basha mban sërish një fjalim përpara mbëstetësve të tij.

“Falë sakrificës tuaj për liri dhe demokraci sot shumica absolute e shqiptarëve kanë përqafuar thirrjen tuaj Rama ik. e kanë refuzuar në mënyrën më bindëse më masive, më qytetarë dhe ditën më të zezë të qyqarit hajdut kur pa kundërshtarë përpara nisi të vjedhë votat e tij. Edi Rama e ka marrë vulën e largimit. Edhe njëherë dua t’ju falënderoj, njerëz të sakrificës, njerëz të betejës, burra dhe gra, të rinj dhe të reja, që sëbashku e vazhduam dhe e vazhdojmë këtë betejë por sot të bindur se jemi në krye të një shumice absolute të votës më të pastër të 30 Qershorit, 85% e shqiptarëve që folën me heshtje, folën me tallje, folën me brohorima, Rama ik.

Dua ta dijë mirë sot dhe në ditët në vijim PD opozita e bashkuar e kanë dëgjuar klithmën tuaj për ndryshim. Ndryshimi është tani, qëllimi ynë kryesor, përparësia jonë absolute, prioriteti ynë i parë karshi çdo shqiptari edhe socialisti të ndershëm. Ditët dhe javët në vijim do jenë ditë dhe javë aksioni të ngjeshur politik për t’i dhënë formë, për t’i dhënë thelb dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për çdo shqiptar. Nuk do jetë çështje fjalësh, por veprash dhe garancish. Edi Rama do të largohet, por është detyra jonë të mos mjaftohemi me rotacionin politik që po vjen, por t’i japim shqiptarëve fundin e tranzicioni, fillimin e Shqipërisë evropiane.

 Ky është zotimi ynë para jush, para flamurit kuqezi dhe para Zotit. Le ta kthejmë këtë mazhorancë absolute të refuzimit të regjimit kriminal, le ta kthejmë mazhorancën absolute “Rama ik” në mazhorancën e ndryshimit të madh për çdo shqiptar. Le të vazhdojmë deri në kilometrin e fundit të binishit, betejë që sëbashku e nisëm në ditët më të errëta për këtë vend, të bindur se drita e lirisë dhe demokracisë do të burojë bujarisht nga i madh zot për çdo shqiptar dhe çdo shqiptare e ndershme”, tha Basha.

21:50- Protestuesit drejtohen drejt selisë blu, ku kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbajë dhe fjalën përmbyllëse.

21:30 – Protestuesit marshojnë drejt parlamentit.

20:03 – Pasi iu bashkua protestës, Lulzim Basha mban fjalim: Një javë më parë me 30 Qershor ne refuzuam të keqen izoluam krimin, ndëshkuam korrupsioni, 30 Qershori është një referendum kundër të keqes, Rama ik! 30 Qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës, ku shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen na e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit, ku shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin e korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës. Rama ik! Nga ky shesh dua t’i drejtohem socialisteve të ndershëm në Shqipëri, ju nuk jeni hajna, nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit. Është përgjegjësia juaj ndaj vetes dhe ndaj Shqipërisë, braktiseni Edi Ramën, izolojeni Edi Ramën. Shpëtoni partinë tuaj të marrë peng nga banditët e rrugës. Sot jemi më shumë se kurrë në këtë shesh, por më pak se kurrë në Shqipëria. Shqipëria po shkretohet, shqiptarët po largohen nga varfëria dhe pamundësia. Po ikën elita, të rinjtë, e ardhmja e vendit. Jo ndryshim fasadë, por një ndryshim që do t’u japë fund krizave dhe truamave të tranzicionit. Një ndryshim që do të na fusë në rrugën e sigurt drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave perëndimore. Kriza duhet të zgjidhet dhe do të zgjidhet me parime, dhe jo me pazare. Kjo krizë do të zgjidhet duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ata që e kanë sjellë vendin në këtë vend, ata që sollën krimin në politikë, ata që u korruptuan, nuk do të dalin nga kriza si shpëtimtarë, por si përgjegjës. Vetëm kjo e shpëton të ardhmen evropiane të Shqipërisë: Nxjerrja e politikanëve të lidhur me krimin para drejtësisë së pavarur. Vetëm drejtësia përmes ligjit. Dua ta deklaroj para gjithë botës: Derisa të dalin para drejtësisë, ata që vodhën votat e shqiptarëve, bashkë me krimin, nuk do të ketë zgjidhje politike. Ne do të bëjmë çdo përpjekje Do të përdorim çdo mjet për t’i nxjerrë ata para drejtësisë. Bashkë me ta, do të largojmë Edi Ramën nga pushteti. Njeriun që e solli krimin në politikë, njeriu që ia la shtetin në dorë krimit.

Përgatituni për ditën e gjykimit! Drejtësia ka vonuar, por drejtësia nuk do të mungojë. Ne do t’ju shtypim pa mëshirë! Do ta pastrojmë Shqipërinë nga fara juaj shkatërrimtare! Me fundin e këtij regjimi kriminal, ne do t’i japim fund politikës së të fortëve. Fund të fortëve të rrugës! Fund të fortëve të politikës! Fund të fortëve të medias! Fund të fortëve të biznesit! Për të patur një qeveri të popullit duhet, në radhë të parë një reformë zgjedhore dhe reformë e partive. Kjo do të jetë sfida e parë pas largimit të Edi Ramës nga pushteti. Do të jetë sfidë e vështirë, por ne do ta realizojmë. Qeveria që do të dalë nga zgjedhjet e lira, do të hapë menjëherë negociatat me BE-në, do ta fusë vendin në rrugën e përparimit dhe zhvillimit”, u shpreh Basha.

20:57 – Ish-kryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, i bashkohet protestës së opozitës.

20:47 – Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, del nga selia blu dhe sëbashku me mbështetësit që e prisnin aty i drejtohet bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

20:10 – Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita e bashkuar ka vendosur të vazhdojë me protestat e saj kundër qeverisë.

Kjo është protesta e parë pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe e 10-ta që Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar vendosën ta mbajnë përpara kryeministrisë duke filluar nga ora 20:00 e ditës së hënë. Kohëzgjatja e protestës së opozitës nuk është bërë ende e ditur./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono