Përfundon protesta e opozitës

13:01 | 03/04/201913:010

Protestues të shumtë u mblodhën përpara parlamentit për të protestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që Kuvendi ishte mbledhur për të vazhduar seancën plenare të radhës.

Pasi protestuan aty për rreth dy orë, ata u zhvendosën nga godina e Kuvendit drejt Piramidës. Aty tubuesit i vunë zjarrin një piramide prej letre, të cilën e kishin etiketuar si “Piramida e Krimit”. Pas qëndrimit për disa minuta aty, protestuesit u zhvendosën drejt selisë blu.

“Shumë shpejt do ta shihni si do marrë vrapin dhe nuk do dijë ku të ndalet. Ka dalë dhe numëron sa ishin demokratët sot, sa kishte mbledhur opozita sot sa do mbledhë nesh. Ai nuk kupton një gjë, ne do të jemi në shesh, dhe që urrejtja e grumbulluar sot në shpirtin e shqiptarëve është gjithë ditën aty dhe një ditë do ta mbysë”, tha Paloka.

Ndërkohë gjatë momentit që Kryeministri Rama mbante fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Gjithashtu tensionet e para janë shënuar në mëngjes pranë Ministrisë së Brendshme, aty ku banorët e Unazës së Re janë ndaluar nga policia të kalojnë në pedonalen Murat Toptani. Ndërkohë, ish-deputeti Klevis Balliu në një prononcim të shkurtër për mediat tha se e gjithë përplasja bëhet nga policia që më pas të arrestojë dhe shoqërojë protestuesit.

“Kjo bëhet vetëm për shoqërime, s’bëhet për asnjë gjë tjetër. Kjo këtu është një pikë grumbullimi, s’është pjesa e protestës dhe mundohen që të përplasen me banorët që më vonë t’i arrestojnë dhe shoqërojnë kot. Për këtë bëhet kjo”, tha Balliu.

Mësohet se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mungon në këtë protestë sepse ka udhëtuar në Berlin mbrëmjen e së martës. Ai do të zhvillojë takime punë me anëtarë të PPE. Kjo është protesta e dytë nga 8 të tilla, ku kryetari i PD-së nuk do të jetë prezent. Megjithatë, ai i ka inkurajuar protestuesit nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

“Qytetarët shqiptarë janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit i cili është kapur duke vjedhur. Ky vend ka zot! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar”, shkruan Basha

Ndërkohë policia ka marrë masa të shumta përpara parlamentit. Mësohet se kësaj here, drejtuesit e uniformave blu kanë vendosur shumë efektivë edhe pranë Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme për shkak të zhvendosjes së protestuesve.

Ndërkohë rruga George W. Bush u bllokua për automjetet. Gjithashtu edhe pedonalja Murat Toptani u bllokua për qarkullimin e këmbësorëve./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono