Përfundon pas 32 ndeshjesh seria e Xhejms Hardenit

11:20 | 26/02/201911:200

Xhejms Harden nuk mundi ta vazhdonte serinë e tij të ndeshjeve drejt rekordit të Uilt Çembërlenit. Ylli i Hjustonit u ndal në fitoren e skuadrës së tij ndaj Atlantës

Do ta kishte gjithsesi të vështirë, dhe tani e kuptoi plotësisht. Xhejms Harden nuk mundi ta vazhdonte serinë e tij të ndeshjeve me të paktën 30 pikë të shënuara në NBA, pasi u ndal nga Atlanta.

Ylli i Hjustonit e humbi mundësinë vetëm për 2 pikë, pasi realizoi 28 në suksesin e arritur në shtëpi me shifrat 119-111. Kjo do të thotë se Harden do të duhet të kënaqet me serinë e dytë më të gjatë në historinë e basketbollit amerikan me 32 ndeshje radhazi, ndërsa Uilt Çembërlen mbetet tepër larg.

Ish-ylli i viteve 60-të e 70-të arriti deri në 65 duele me 30 pikë apo më shumë.

“Pata një dhimbje në qafë që më pengoi, – u shpreh Hardeni pas ndeshjes, – gjithsesi, duhet të jem krenar me këtë që realizova. Ishte shumë e vështirë të arriheshin 65 ndeshjet e Çembërlenit, por 32 të tilla radhazi ishin diçka e madhe”.

Harden i humbi të 10 gjuajtjet për tri pikë, diçka aspak karakteristike për të, dhe kjo ishte arsyeja që nuk mundi ta vazhdonte serinë drejt rekordit. Për herë të fundit, i mbiquajturi “Mjekra” shënoi më pak se 30 pikë në 11 dhjetor të vitit të kaluar ndaj Portlendit.

Pavarësisht nga dështimi i kapitenit, Hjustoni ia doli ta fitonte ndeshjen, me kontribut edhe nga Kris Pol që shënoi 20 pikë dhe nga Erik Gordon që realizoi katër gjuajtje për tri pikë. Skuadra nga Teksasi është në vendin e pestë në Konferencën Perëndimore, një paraqitje gjithsesi më e dobët sesa vjet, kur doli në vend të parë./abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono