Përfundoi mandati i Adriatik Llallës


15:27 | 07/12/2017

Adriatik Llalla nuk ka ndërmend ta lerë zyrën bosh, deri ne mberritjen e pasardhesit, per te mos penguar funksionimin normal te institucionit. Burime të prokurorisë së përgjithshme thonë për ABC News se shumë  hetime dhe përgjime kërkojnë firmën e kreut të prokurorisë, ku në mungesë të tij institucioni futet në ngërç.

 

Kjo rrugë ndiqet sipas burimeve nga organi i akuzës, pasi vetë institucioni i Prokurorisë futet në kolaps në raste të mungesës së drejtuesit të tij.

Burime nga prokuroria e përgjithshme thonë se shumë  hetime dhe përgjime kërkojnë firmët e kreut të prokurorisë.

Konkretisht, pa autorizimin e firmës së shefit të akuzës, atëherë edhe Drejtoria gjyqësore, Drejtoria e Marrdhënieve me jashte, e cila është përgjegjëse për ekstradimet e letër-porositë nuk funksionon.

Keto janë aspekte proceduriale dhe jo administrative që do të thotë se, mosprania e titullarit do të shkaktonte një ngërç institucioni për të gjitha hallkat që varet nga drejtpërdrejt nga Prokuroria e Përgjithshme.

Në rastin konkret Prokuroria e Përgjithshme nuk ka zëvendësprokuror, që në mungesë të titullarit  të delegojë hetimet tek shefat e kabinetit. Një nga opsionet eshte që prokurori Adriatik  Llalla të qëndrojë në detyre deri me ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtesise, konkretisht, Këshilli  te Lartë te Prokurorisë.

Pavaresisht mbarimit te mandatit këtë të enjte, burime zyrtare thonë se Kryeprokurori  Adriatik Llalla, qëndron në detyrë deri në zgjedhjen e pasaardhësit të tij të ri duke zbatuar parimin e vazhdimësisë.

 Aktualisht 23 prokurore presin te kalojnë në siten e Vettingut dhe pa u certifikuar nga organi perkatës, sipas burimeve të prokurorise,  qe citojnë nenin 22 të ligjit për Organizimin dhe Funskiinimin e Prokurprisë, asnje prej tyre nuk mund te zgjidhet në postin e kryeprokurorit, qofte ky edhe me një mandati te përkohshëm./abcnews.al

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono