Përfundoi afati që studentët i kishin lënë Qeverisë, e paqartë si do vijojë

16:07 | 11/12/201816:070

Ka përfunduar afati i lënë nga studentet deri në orën 16.00 për qeverinë për plotësimin e kërkesave të tyre, por ende nuk është mësuar sesi do të vijojë protesta. Aktualisht studentët vijojnë të qendrojnë përpara ministrisë së Arsimit, ndërkohë që disa prej tyre janë grumbulluar në zonën e Zogut të Zi, duke bllokuar njërën prej arterieve kryesore të hyrjes në kryeqytet.

Më të shumtë në numër se ditët e mëparshme studentët e Universiteteve Publike prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm vijojnë protestën përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Ata kundërshtojnë dialogun me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla dhe i kërkojnë qeverisë të vendosë për tetë kërkesat e tyre, tashmë publike prej një jave. Në ditën e shtatë të qendresës së tyre studentëve të universiteteve publike në kryeqytet i janë bashkuar dhe studente të universiteteve private, por dhe nga rrethet. Në mbështetje të tyre në protestë kanë dalë gjithashtu qytetarë dhe gjimnazistë.

Një student nga Kosova që studion në Tiranë thotë se protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Një pjesë e studentëve protestues kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve te Zogu i Zi. Studentët janë të vendosur për të vijuar protestën.

“Tetë kërkesat tona janë të qarta do qëndrojmë këtu do protestojmë ndoshta mund të shkojmë drejt Kryeministrisë, po ende nuk e kemi vendosur protesta do të vazhdojë”.

Për shkak se protesta nuk ka përfaqësi studentët janën të paqartë sesi do vijojë protesta e tyre.

Studente: Do qëndroj deri sa të qëndrojnë kolegët e miqtë e mi, po diskutojmë për dy zgjidhje, njëra të qëndrojmë këtu dhe tjetra të bllokojmë rrugën te zogu i zi. Kjo gjendje e dyzimit mes nesh është se ne nuk jemi të ndikuar politikisht.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono