Përfshirja e të miturve në botën e krimit, vjen apeli i psikologes

16:40 | 23/07/2019

Të paktën 144 të mitur janë dënuar në 6 muajt e parë të këtij viti për veprat të ndryshme penale. Përfshirja e tyre në botën e krimit sipas psikologes Arjana Muçaj vjen nga një sërë faktorësh, mes të cilëve familja dhe ekonomia.

Mesatarisht 24 të mitur në muaj janë dënuar që nga fillimi i këtij vitit, ose 144 gjithsej deri më tani. Trendi duket i njëjtë me atë të vitit të shkuar gjatë të cilit janë dënuar 290 të mitur në vendin tonë.  Sipas statistikave të zyrave qendrore në Shërbimin e Provës, mes të dënuarve kryesojnë fëmijët e akuzuar për “Vjedhje”. Por jo vetëm kaq, shumë prej tyre kanë përfunduar pas hekurave për “Drejtim të automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në listën e gjatë, nuk mungon as plagosja e lehtë me dashje, ajo me dhunë dhe deri tek trafikimi i armëve dhe i municionit. Përfshirja e të miturve në botën e krimit, vjen nga një sërë faktorësh.

Për ABC-News, psikologja Arjana Muçaj thotë se në jo pak raste gjithçka nis nga familja për këtë kontingjent të miturish.

Shoqëria, është faktori tjetër përcaktues në futjen e të miturve në botën e errët të krimit.

Një tjetër faktor, sipas psikologes, është edhe ai ekonomik.

Ndërsa komuniteti, me refuzimin e shpeshtë për ti pranuar dhe rehabilituar pas daljes nga qelitë, duket se i dënon për së dyti.

Riintegrimi është çelësi i shpëtimit nga bota e krimit. Psikologjia këshillon që komuniteti duhet të jetë me i hapur për ti pranuar, duke mos vendosur barriera./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono