Përdhunoi fqinjen e mitur, Gjykata e Korçës e dënon me 4.8 vite burg

schedule10:28 - 31 Maj, 2018

schedule 10:28 - 31 Maj, 2018

Gjykata e Korçës dënoi me 4.8 vite burg përdhunuesin Ligor Biba. Ai akuzohet për përdhunimin e fqinjes së tij 15-vjeçare. Gjykata vendosi ta dënojë me 7 vite burg, por Biba ka pranuar fajësinë e ngjarjes pas analizës së ADN-së ndaj përfitoi uljen e 1/3 të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht Ligor Biba, do të vuajë dënimin prej 4.8 vitesh burg./abcnews.al