Përcillet për në banesën e fundit aktorja Valentina Caci

19:41 | 12/07/2019

Përcillet për në banesën e fundit aktorja korçare Valentina Caci. Bashkëpunëtorët e saj e kujtojnë si një aktore që spikati për talentin e rrallë dhe u duartrokit nga shumë breza.

Aktorja korçare,Valentina Caci, u përcoll për në banesën e fundit. Familjarë, kolegë, miq dhe qytetarë, bënë homazhe në ambientet e teatrit “Çajupi”, ku aktorja e skenës dhe kinematografisë interpretoi dhjetëra role duke spikatur me talentin e saj të rrallë.

Bashkëpunërorët e saj vlerësuan kontributin e Valentina Cacit, cila mbante edhe titullin “Artiste e Merituar”.

Valentina Caci lindi në qytetin e Korçës më 2 Mars të vitit 1936. Me rolet dhe personazhet karakteristike, të luajtura me mjeshtëri, në skenë, dhe veçanërisht në film, Valentina Caci fitoi simpatinë dhe u duartrokit nga shumë breza, duke na lënë pas një trashëgimi të vyer në teatër e kinematografi.

Aktorja Caci ka një galeri të pasur rolesh në teatër dhe kinema, ndërsa për publikun e gjerë njihet për rolet në filmat: “Zonja nga qyteti”, “Vëllezër dhe shokë”, “Kur çel dashuria”, “Me hapin e shokëve”./ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono