Për çfarë po përgatitet Greqia?

14:11 | 07/12/2018

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos i ka bërë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për blerjen e luftëanijeve. Sipas tij kjo bëhet për të rritur fuqinë luftuese të vendit. Ky vendim i Kamenos është shtyrë nga tensionet me vendet fqinje.

Ministri i mbrojtjes gjaknxehtë i Greqisë, Panos Kammenos, godet përsëri. Udhëheqësi i Partisë Nacionaliste që i garanton shumicën qeverisë së Aleksis Tsipras, ka nisur një operacion vetëfinancimi për të mbledhur midis shtetasve të saj paratë e nevojshme për të rinovuar flotën kombëtare të luftës. “Duhet të blejmë luftëanije të reja dhe të pajisemi me një anije simbolike që përfaqëson vendin”, tha ai duke shtuar se “tensionet me vendet afër nesh si Turqia na detyrojnë të marrim më shumë përgjegjësi”.

Në janar do të hapë një llogari bankare ku do të jetë i parë që do të depozitojë një muaj nga rroga e tij. Dhe që nga ai moment të gjithë mund të japin kontributin e tyre për lavdinë e marinës në Athinë. “Shpresoj që të gjithë mund të japin një ndihmë – shton Kammenos – por jam i bindur që financuesit për armët në vendin tonë do të bëjnë një përpjekje më shumë”. Athina krenohet me flotën më të madhe komerciale në botë dhe pronarët e saj të anijeve – të cilët kanë vendbanim tatimor jashtë vendit – mbrohen nga detyrimet e Thesarit edhe me një dispozitë kushtetuese.

Thirrja e Kammenos shërben për të mbyllur të paktën disa vrima që janë krijuar për shkak të shkurtimeve në buxhetin për mbrojtjen kombëtare. Megjithatë këto shpenzime, në krahasim me pjesën tjetër të Europës, janë shumë të larta. Për vitin 2018 shpenzimet arritën deri në 5 miliardë euro, që janë më të larta se Franca apo Mbretëria e Bashkuar. /abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono