Pentagoni: Kemi parandaluar sulme ndaj interesave amerikane

22:45 | 21/05/2019

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Patrik Shejnahan ka deklaruar se disa masa të marra nga Shtetet e Bashkuara kanë parandaluar sulme potenciale të Iranit ndaj interesave amerikane. Shejnahan u tha gazetarëve në një konferencë të mbajtur në Pentagon se, hapat e Shteteve të Bashkuara kishin qenë të kujdesshëm dhe efikasë për të zmbrapsur sulmet iraniane. “Jemi në një periudhë kur kërcënimi mbetet i lartë dhe është detyra jonë të sigurohemi që iranianët të mos e kalojnë cakun”, ka thënë Shejnahan. Tensionet mes palëve u rritën në ditët e fundit kur presidenti Donald Trump tha se një luftë e mundshme do të shënonte fundin e Republikës Islamike. Ndërsa Teherani zyrtar u përgjigj duke thënë se në vend të gjuhës së kërcënimeve Shtetet e Bashkuara duhet të zgjedhin atë të respektit./ABC News Albania 24/7



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono