Pendarovski: Optimist për fillim të negociatave me BE-në

14:41 | 21/07/2019

Në një intervistë për Radion “Evropa e Lirë”,  presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka deklaruar se është optimist për çeljen e negociatave me BE. Megjithatë, ai shprehet se deri tani nuk ka arritur të takohet me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski i cili është vetëshpallur si organizator i takimeve të liderëve.

Presidenti Stevo Pendarovski njoftoi se gjatë vizitave të realizuara në vendet evropiane pasi është emëruar president i vendit, nuk ka hasur në ndonjë shtet evropian që është kundër fillimit të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut në fund të vitit.

Nga vendet më të rëndësishme, kam marrë garanci se vonesa në Gjermani është për arsye thjesht teknike dhe se në prapavijë nuk ka arsye politike. Gjithashtu, informacioni që kam deri më tani është se aktualisht nuk ka shtet europian, asnjë shtet anëtar të BE-së, asnjë qeveri evropiane që thotë se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të fillojë bisedimet deri në fund të vitit.

Sa i takon dukurisë devijuese shumë aktuale për ndërtimet e egra në Ohër, Pendarovski njoftoi se është duke grumbulluar informacione për të krijuar një pasqyrë të plotë. Siç tha ai, për perlën ballkanike e pyesin edhe në takimet ndërkombëtare dhe ajo mund të jetë bllokadë në integrimin euroatlantik.

“Ohri si problem që paraqitet gjatë kohës së fundit, mund të jetë gur i madh në bllokimin e integrimet euroatlantike tona, gjithashtu se atje ekziston një fushë e rëndësishme që quhet mbrojtje e ambientit njerëzor, dhe ajo bëhet edhe më e rëndësishme dhe kapitull i rëndësishëm në negociatat me çdo shtet kandidat e cila dëshiron të jetë anëtare. Unë jam parë me përgjegjësit në Qeveri dhe njerëzit që ishin në Kuvendin e UNESKO-s. mendoj se shumë shpejtë do ta kem pasqyrën e plotë për atë, sepse edhe në takimet e mija ndërkombëtare jashtë, bashkëfolësit e mi më pyesin çfarë po ndodh me perlën ballkanike, sepse Ohri është i pranuar dhe i njohur shumë më larg se kufijtë tanë”, tha Pendarovski.

Pendarovski ka njoftuar se është takuar dhe ka biseduar me të gjithë liderët e partive më të mëdha politike në vend, por jo me linderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskin.

“Jam parë edhe me opozitën shqiptare dhe me partitë shqiptare në pushtet. Jam parë edhe me partitë politike në pushtet, jam parë edhe me partitë e entitete pakicë, respektivisht komunitetet etnike të tjera të cilat nuk janë shumicë, edhe atë edhe me partitë që nuk kanë votuar për mua në zgjedhje presidenciale, megjithatë deri tash nuk kam arritur të realizoj takim me zotëri Mickoski, me arsyetimin se tash nuk është momenti”, tha Pendarovski.

Pendarovski duke folur edhe për shumë çështje aktuale foli edhe për faljen që u paraqit si një nga çështjet kryesore në fjalimin e tij inaugurues, ai njoftoi se po përpiqet për pajtim, ndërsa për vërejtjet e VMRO-DPMNE-së se pajtimin e shohin si një amnisti për kryeministrin Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij, Pendarovski tha se nuk ka ndërmend të amnistojë Zaevin ose miqtë e tij të ngushtë nëse ata kanë kryer krim. / ABC News Albania 24/7

 

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono