Penalltitë në Ballsh në fokusin e Jankut, batuta e Tahirit: Bregu për burg!

23:02 | 11/11/201923:020

Albani Janku, specialisti i gjykimit në emisionin “Pressing” në ABC News, analizoi edhe sonte rastet e dyshimta që u hasën në javën e 12-të të Kategorisë Superiore. Në Ballsh, arbitri Erjon Bastari pati goxha punë, teksa akordoi 3 penallti.

“Arbitronte Bastari atje. Duke parë ndeshjen i dhashë të drejtë arbitrit edhe penalltinë e parë. Ai e ka treguar veten edhe në ndeshje të forta të Kategorisë së Parë. Në 90 minuta gjykoi mirë. Në dinamikë duken të saktë, por kur i sheh më vëmendje kemi komoditetin të kapim gabime.  Penalltia e Bylisit, Peposhi ka ndjerë shtytjen. Ka poshtë edhe lart shtyrje. 11-metërshi është i saktë”.

“Mund të diskutoj momentin e penalltisë së Bregut. Kur e pashë thashë bravo. Sulmuesi i Skënderbeut e ka vjedhur. Kemi një penallti të mohuar për Bylisin, nuk e ka parë dorën e Gripshit. Ishin tre duar të ngritura. Pretendime për shtyrje nuk dallohet me foto, nuk dimë nëse është para apo pas prekjes me dorë. Të shohim penalltinë e fundit. Në minutën e 85-të, Ndreca e tërheq nga prapa dhe penalltia është e saktë”, tha Janku.

Ermal Tahiri, bëri një ndërhyrje për penalltinë e parë që mori Skënderbeu:   “Simulim dhe një vit burg për Bylisin. Në thonjëza, se nuk do e çojmë në burg. Bastari është arbitër që i ka qejf penalltitë”. Më pas ishte edhe Edmond Gëzdari, i cili shtoi: “Ermali e ka tamam, që të shkojë në një skuadër të huaj një vit. Jo në burg”. / abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono