Peleshi nxit të rinjtë për sipërmarrje në bujqësi: Do t’ju mbështesim


15:55 | 30/01/2018

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi, nxit të rinjtë të merren me bujqësi. Sipas tij qeveria do t’u ofrojë mbështetje financiare. Detajet e skemës kombëtare që do të aplikohet, i shpjegoi nga Pogradeci.

Nëse je nën 35 vjeç dhe dëshiron të nisësh një sipërmarrje në bujqësi, blegtori, peshkim e agroturizëm, apo të zgjerosh atë ekzistuese mund të aplikosh për të përfituar mbështetje nga skema financiare e qeverisë. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi shpjegoi detajet nga Pogradeci.

“Bizneset e të rinjve, qofshi këtu biznese fillestare, pra start up–e, apo zgjerime të bizneseve ekzistuese. Në qoftë se aplikojnë të rinjtë dhe për konvencion kemi vendosur moshën 35 vjeç, pra nga 22 deri në 35 vjeç, masa e përfitimit rritet me 25 %.

Sapo është marrë miratimi, për pak muaj do të shpallet thirrja për aplikim dhe ndërtimi i strukturave të agroturizmit është pjesë e masave të përfitimit nga ky program. Pra, një mundësi tjetër biznesi do të ishte, që një i ri apo grup të rinjsh në fshatin e tyre, apo në zonën e tyre të ndërtojnë një bujtinë të vogël, së paku me 6 dhoma, një restorant, të marrë një sipërfaqe toke bujqësore, deri në 1 hektar me qira, apo ta blejnë. Të shërbejnë në këtë strukturë agroturistike. Ne mbështesim deri në 20 milionë lekë të reja apo 200 mijë lekë të vjetra këto struktura“.

Nderkohe qeveria ka miratuar hartën e “100 fshatrave” me potencial zhvillimi ku mbështet çdo lloj aktiviteti të hapur nga të rinjtë. Dy prej të cileve janë Lini dhe Tushemishti në Pogradec.

Në këto fshatra mbështetet çdo lloji aktiviteti i të rinjve, biznesi i vogël, çdo lloji biznesi, jo domosdoshmërisht nga fusha e bujqësisë, gjithçka tjetër, që zhvillohet në fshat me një grant prej 5 milionë lekë të vjetra.  Pra, ka shumë rëndësi për ata që duan të punojnë, ka shumë mbështetje financiare për ata që duan të punojnë në fushën e bujqësisë, blegtorisë, agropërpunimit. Vetëm, duhet të keni vullnet dhe të besoni, që nuk të vjen suksesi, as ekonomik, dhe as profesional, duke pritur dhe duke u ankuar.

Për vreshtarinë mbeshtetja nga skema e subvencionit, do të jetë për mbjellje vreshti (mbjellje të reja), me kultivarë për rrush tavoline në vlerën 300 000 (treqind mijë) lekë/ha dhe per vreshta me kultivarë autokton do të arrijë vlerën 350 000 (treqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono