Pedagogu Nuri Bexheti: Ndarja me baza etnike, e rrezikshme

17:33 | 24/02/201917:330

Historiani Nuri Bexheti, pedagog në Universitetin e Prishtinës ka deklaruar se pala shqiptare ka nevojë për një unifikim të brendshëm në dialogun me Serbinë. Në një intervistë për “Klan Maqedonia”, ai e ka cilësuar të rrezikshëm opsionin e një zgjidhjeje mbi baza etnike mes dy vendeve.

Historiani Nuri Bexheti vlerëson se klasa politike në Kosovë, në bisedimet me Serbinë, duhet të ngushtojë sa më shumë dallimet aktuale. Sipas tij nuk mund të hyhet në negociata pa unifikimin e faktorit të brendshëm.

Nuri Bexheti: Pa një unifikim të faktorit të brendshëm, pa e futur edhe në negociata edhe LDK-në gjithsesi Kosova duhet të ndjekë modelin e saj të hershëm të negocimit siç e ka bërë Rambujenë dhe Vjenës që përfundoi me paktin e Ahtisarit. Pra duhet një pakt i tillë, i gjithë spektri politik sidomos ai i përfshirë në parlament, shoqëria civile, apo grupe të tjera të interesit duhet të kenë një qëndrim të pëqrbashkët, përsa i përket të ardhmes.

I lutur të komentojë spekulimet se Prishtina e Beogradi po shqyrtojnë një projetmarrëveshje prej 17 pikash, Bexheti thotë se për këtë ende nuk ka ndonjë pëlqim, ndërsa spekulimet e deritashme i vendos në rrafshin e focimit të pozicioneve të njërës apo palës tjetër.

Nuri Bexheti: A është koha për të negociuar me Serbinë? Kjo është për t’u debatuar. A i ngutet dikujt për ta bërë këtë nga faktorët rajonalë apo më të gjerë global, edhe kjo është për t’u analizuar, por unë mendoj se një konflikt kaq i gjatë Serbi-Kosovë është mirë të mbyllet, por pa u dëmtuar interesat esenciale të dy palëve. Në radhë të parë Kosovës, pse jo edhe Republikës së serbisë.

Historiani Nuri Bexheti, thotë për TV Klan se një ndarje mes Kosovës e Serbisë në vija etnike do të ishte e dëmshme për të dyja palët.

Nuri Bexheti: Pakicat që mund të ngelin brenda Kosovës janë pasuri e madhe për Kosovën, sikurse edhe një pjesë e vogël e pakicës shqiptare që mund të ngelë në Serbi. Janë si lloj garance, janë hipotekë për marrëdhëniet ndër shteteve. Tendenca, përpjekja për të krijuar shtet të pastra etnike të ta kujtojnë Evropën mes dy lufërave e cila eskalon në konflikt të hapur.

Në këtë shtrirje, Bexheti është i bindur se përkundër dallimeve aktuale që ekzistojnë mes Prishtinës e Beogradit është e mundur që 20 vjet pas pas largimit të ushtrisë serbe nga Kosova, të ndodhë një marrëveshje historike mes Serbisë e Kosovës, sikurse thotë ai, duke e ruajtur tërësinë tokësore të kësaj të fundit./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono