PE voton për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

12:41 | 28/03/201912:410

Parlamenti Europian voton sot për hapat e ardhshëm të procesit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Një ditë më parë Parlamenti Europian diskutoi lidhur me këtë çështje ku u vunë re dallimet mes përfaqësuesve evropianë.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë një nga temat kryesore për të cilat është diskutuar në  seancën plenare të Parlamentin Europian të mbledhur në Strasburg. Eurodeputetja Tanja Fajon ka fajësuar shtetet anëtare të Bashkimit Europian për izolim të qytetarëve të Kosovës nga lëvizja e lirë në zonën Shengen. Ajo ka hedhur poshtë lidhjet që janë bërë nga disa eurodeputetë midis lëvizjes së lirë në zonën Shengen me njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe rritjes së radikalizimit në vend. Sipas Fajon, rritja e radikalizimit në Kosovë mund të jetë rezultat i izolimit të vendit dhe i zhgënjimit për shkak të dështimit të Bashkimit Europian në mbajtjen e premtimeve.

Tanja Fajon, Eurodeputete: ” Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian edhe më shumë se vendet e tjera të Ballkanit. Komisioni dhe Parlamenti Europian e kanë njohur këtë. Dhe nëse sot thoni, që Kosova nuk ka përmbushur kushtet, ju thjesht po gënjeni dhe po tregoheni të papërgjegjshëm. U kërkoj shteteve anëtare që të respektojnë traktatet. Nuk nevojitet unanimitet, por shumicë e cilësuar për këtë vendim. Jepini fund lojërave politike dhe veproni tani”.

Komisioneri për Punët e Brendshme, Migracionin dhe Qytetarinë, Dimitris Avramopoulos është shprehur qartë, se pavarësisht rekomandimit pozitiv të Komisionit dhe mbështetjes së Parlamentit Europian, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk mund të bëhet gjatë këtij mandati.

Dimitris Avramopoulos, Komisioner për Punët e Brendshme: “Nuk mund të shtyhet apo të ndryshohet fundi i procesit të vizave, përndryshe ne rrezikojmë që Kosova dhe ç’është më e rëndësishme, qytetarët e saj proeuropianë të na kthejnë kurrizin dhe të vrapojnë në drejtim tjetër. Shpreh keqardhjen time të thellë, që nuk u bë e mundur që të gjendej një marrëveshje gjatë këtij legjislacioni. Shpresoj, që vendimi të merret gjatë mandatit të ardhshëm sa më shpejt të jetë e mundur”.

Legjislacioni i ri për Parlamentin Europian fillon pas zgjedhjeve europiane të 26 majit, ndërkohë që mandati i ardhshëm i Komisionin Europian fillon në nëntor të këtij viti.  Vendimi për liberalizimin e vizave pêr qytetarët e Kosovês nga shtete anêtare të Bashkimit Europian nuk pritet të merret këtë vit.

Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, deklaroi se Evropa është duke humbur kredibilitetin dhe qytetarët e Kosovës po humbin shpresën në lidhje me liberalizimin e vizave.

Ajo ka shtuar se Kosova ka përmbushur obligimet e saj, ndërsa ka tërhequr vëmendjen se rritja e radikalizmit mund të jetë rezultat i izolimit të Kosovës dhe dëshpërimit pasi BE-ja ka dështuar të realizojë premtimin e saj.

Përmes një postimi në Twitter, reagoi edhe Komisionari evropian për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos. Ai shkroi se është i lumtur që Parlamenti Evropian e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për kosovarët.

“Kjo nuk është vetëm për të qenë të drejtë dhe për të njohur përpjekjet e tyre, por është e rëndësishme për stabilitetin në rajon. Perspektiva evropiane e të gjithë rajonit është në rrezik”, shkroi ai.‏

Procesi i liberalizimit të vizave nisi në vitin 2012 ku Kosovës iu kërkua që të plotësojë 95 kritere për të marrë rekomandim pozitiv për liberalizimin. Ky rekomandim u dha në muajin korrik të vitit ë kaluar, ndërsa në shtator Parlamenti Evropian votoi për liberalizimin e vizave.

Mirëpo, në muajin dhjetor, Këshilli i Ministrave nuk e vendosi në agjendën e tyre këtë çështje. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono