PD: Shqipëria në kaos, 5 të vrarë në 24 orë

14:43 | 12/10/2018

Partia Demokratike ka deklaruar se ndërsa policia e shtetit është ngritur e gjitha në këmbë për të mbrojtur të vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Shqipëria është e zhytur në kaos. Janë pesë të vrarë vetëm në 24 orë, thekson opozita, ndërkohë që vartësit e Fatmir Xhafës flasin për ulje të krimit.

https://youtu.be/GNtBTRGoEAM

Ndërkohë që policia është ngritur në këmbë për të mbrojtur vëllanë e eprorit të tyre ministrit Fatmir Xhafaj, Shqipëria është e zhytur në kaos dhe kriminalitet. Deklarata erdhi nga Partia Demokratike.

“Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë 5 persona dhe plagosur disa të tjerë. Jo ditë pas ditë, por orë pas ore vendi është në panik në pasiguri të plotë.. Ndërsa policia është vendosur e gjitha në shërbim të vëllait të Ministrit të Brendshëm, puna e saj është si të fabrikojë prova kundër një gazetari, kundër medias, denoncuesve dhe opozitës”.

Pesë të vrarë vetëm për 24 orë ndërsa vartësit e Fatmir Xhafës flasin për ulje të krimit, thekson Duma e cila një thirrje ia drejton efektivëve të policisë së shtetit.

“Partia Demokratike i bën thirrje atyre burrave dhe grave që rrezikojnë jetën në detyrë  që të kryejnë detyrën e tyre pavarësisht tradhtisë që iu bëjnë drejtuesit politikë të ministrisë së Xhafajt. Koha e tyre po mbaron.Partia Demokratike garanton shqiptarët, por veçanërisht ata burra dhe gra të ndershëm në policinë e shtetit që sakrifikojnë të mos shiten, që shumë shpejt policia e shtetit do të kthehet në funksionin e saj”.

Shqipëria është në duart e krimit, sepse krimi është mendësia me të cilën qeveris Edi Rama sipas demokratëve dhe ky ka qënë paralajmërim i opozitës që po provohet dita ditës, përfundon Duma. /abcnews.al

 


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono



TE FUNDIT