PD reagon për deklaratën e Ramës

13:31 | 19/06/2019

Partia Demokratike ka dhënë një prononcim zyrtar, për deklaratën e Kryeministrit Rama, për ndalimin e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.

Edmond Spaho, nënkryetar i Partisë Demokratike:

Pasi i la pa gjykata dhe drejtësi, Edi Rama sot i kërcënoi shqiptarët se do t’u heqë lirinë për të lëvizur nëpër botë, të cilën e fituan pas shumë vuajtjesh e sakrificash. Polici, gazlotjellës, dhunë, kërcënime frikësim, përçarje dhe nxitje të vëllavrasjes. Këto janë mjetet me të cilat Edi Rama po përpiqet të ruajë pushtetin dhe paratë që ka vjedhur. Nuk do ta shpëtojë dot asgjë. Opozita është e palëkundër kundër pushtetit të tij kriminal dhe shqiptarët janë të vendosur për të mbrojtur demokracinë dhe për të ndëshkuar politikanët e lidhur me krimin”, shkruan Spaho./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono