PD: Rama mbush kutitë e votimit dhe manipulon rezultatin

12:10 | 01/07/201912:100

“Edi Rama po kryen një manipulim masiv të rezultatit të votimit të tij monist, ku vetë votoi, vetë numëroi, vetë vulosi”. Është kjo deklarata që vjen nga selia blu për zgjedhjet e 30 qershorti. Përmes  Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, PD denoncon Kryeministrin Rama se manipuloi pjesëmarrjen në votime.

Deklaratë e Sekretarit për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso

Edi Rama po kryen një manipulim masiv të rezultatit të votimit të tij monist, ku vetë votoi, vetë numëroi, vetë vulosi.

Siç denoncoi dje Partia Demokratike, për shkak të refuzimit plebishitar nga shqiptarët, kandidatët e tij kanë mbushur kutitë e votimit kudo në Shqipëri.

Në votimet moniste të Edi Ramës dalin më  shumë vota në kuti sesa ishte pjesëmarrja zyrtare e deklaruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe ky nën kontrollin e Edi Ramës dhe që manipuloi gjatë gjithë ditës pjesëmarrjen e votuesve.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kutitë janë mbushur dhe numri i votave është shtuar në mënyrë flagrante në të paktën 6 bashki, ku ka mbaruar numërimi.

Rekordin e mban Ura Vajgurore, ku janë shtuar 1766 vota.

Më pas vjen Vau i Dejës me 1057 vota më shumë në kuti, sesa pjesëmarrja e deklaruar

Bashkia Lushnjë me 843 vota.

Malësia e Madhe me 665.

Bashkia e Bulqizës me 572 vota më shumë

Bashkia e Divjakës me 513 vota më shumë në kuti sesa votues morën pjesë sipas informacionit zyrtar.

Qëllimi i Edi Ramës për të fryrë pjesëmarrjen dhe për të manipuluar rezultatin e votimeve të tij personale, jashtë çdo standardi demokratik është arritja me çdo kusht e votave të vitit 2017.

Manipulimi i trashë që nisi dje me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe po vazhdon sot në qendrat e numërimit, nuk mund ta mbulojë dot të vërtetën se Edi Rama u refuzua në mënyrë plebishitare nga shqiptarët.

30 Qershori dhe dita pas tij provoi përtej çdo dyshimi se me Edi Ramën Shqipëria nuk ka asnjë shans të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono