PD: Rama emëron drejtor të shkarkuarin për shpërdorim detyre


15:24 | 23/02/2018

Partia Demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa ka akuzuar qeverinë se në një anë predikon bashkëqeverisjen me qytetarët dhe në anën tjetër, ndan tepsinë me miqtë e vjetër. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm, i pezulluar me vendim gjykate për shpërdorim detyre. Sot i emëruar në krye të një prej drejtorive kyçe të Institutit Shtetëror të Statistikave.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka denoncuar nga foltorja e selisë blu emërimin e ish drejtorit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, Erjon Manohasa në institutin e Statistikave, pasi ky i fundit u largua për shpërdorim detyre me vendim gjykate.

Rasti i Erjon Manohasës është tipik për një qeveri që predikon drejtësi, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi.

Ina Zhupa i referohet faktit se Zoti Manohasa në vitin 2016 u emërua në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Vetëm një vit më vonë, në 20 Prill të 2017 mediat njoftuan për një vendim Gjykate të kërkuar nga Prokuroria për  zotin Manohasa.

I shkarkuar me vendim Gjykate për akuzën e ‘shpërdorimit të detyrës’ përmes dhënies në mënyrë korruptive së liçencës për hermodializë një spitali në Durrës.

Sot, Erjon Manohasa është në krye të Drejtorisë së Integrimit Europian dhe Koordinimit të Projekteve.

“Thënë ndryshe, të dhënat statistikore që Bashkimi Europian do të marrë nga Shqipëria janë në përgjegjësinë e të njëjtit drejtor që u hoqi të sëmurëve të drejtën e kurimit me hemodializë në spital, duke i detyruar ta bënin atë në një apartament që nuk plotësonte asnjë standard”.

Kjo, për Partinë Demokratike, është shëmbulli tipik i një qeverie që predikon drejtësi dhe bashkëqeverisje me njerëzit e thjeshtë, por mbështet dhe gradon ata që kryejnë padrejtësi. /abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono