PD: Rama dhe Veliaj ndryshuan planin urbanistik për Mond Begon

15:41 | 19/12/201815:410

Si kishte paralajmëruar kreu i demokratëve një ditë më parë, Partia Demokratike ka denoncuar me dokumente ndryshimin e rrjedhës së lumit Lana dhe ndryshimin e planit urbanistik për të mundësuar ndërtimin e pallateve të trafikantit të drogës Edmond Bego.

Pas denoncimit që çoi në hapjen e hetimit për kompaninë “DH Albania”, e shpallur fituese me dokumenta të falsifikuar në tenderin për projektin e Unazës së Madhe, ky projekt mori një tjetër goditje.

“Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe. Për llogari të këtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj: kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, kanë ndryshuar rrjedhën e lumit Lanë në favor të projektit luksoz të trafikantit të drogës, kanë planifikuar dëbimin nga shtëpitë të të paktën 200 familjeve për të mbajtur të paprekur pronën e Edmond Begos”.

Të gjitha këto të verifikueshme përmes dokumentave zyrtarë, theksojnë demokratët.

“Me Planin Urbanistik të vitit 2013 projekti për sistemimin e Lanës prekte një pjesë të tokës ku do të ndërtojë Mond Bego. Plani Urbanistik u ndryshua në vitin 2017 me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt me qëllim mosprekjen e zonës së ish serave, ku trafikanti ndërkombëtar i drogës Edmond Bego, ka planifikuar të ndërtojë kompleksin luksoz rezidencial”.

Këtë ndërtim miku i numrit dy të socialistëve Taulant Balla, kërkon ta ndërtojë përmes kompanisë së tij “ALSION-ALBANIA”, e cila është 100% në pronësi të Edmond Begës.

“Kompleksi rezidencial, ku do të investohen 60 milionë euro, është paraqitur prej Edmond Begos në Bashkinë e Tiranës, ku kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me leje ndërtimi”.

Ndryshimi i projektit të Unazës së Madhe për të shpëtuar tokën e Edmond Begos bëhet në kurriz të rreth 200 familjeve shqiptare pjesë e të cilëve janë në proces legalizimi, thekson Partia Demokratike.

“Kjo do të thotë që Edi Rama do të nxjerrë në qiell të hapur mijëra banorë për t’i shërbyer pastrimit të parave të pista që vijnë nga krimi i organizuar dhe trafiku ndërkombëtar i drogës”./abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono