PD: Qeveria në 8 muaj shpërdoron për luks 11.3 mld lekë


12:31 | 02/09/2018

Qeveria Rama urdhëroi shpërdorimin e miliarda lekëve të marra borxh nga FMN, duke i kthyer në bojë për fasada, duke rritur borxhin publik në kufijtë më të lartë në histori. Është ky denoncimi i rradhës nga selia e Partisë Demokratike. Sipas drejtoreshës së departamentit antikorrupsion Lealba Pelinku, vetëm për vitin 2018 qeveria ka shpenzuar 25 milionë euro për blerje apo qira makinash për zyrtarë e qeveritarë. Ndërkohë që prej vitit 2014 kjo vlerë shpenzimesh luksi kap shifrën prej 61.2 milionë euro.  Pelinku thotë se duke iu referuar shifrave zyrtare të publikuara nga vetë qeveria, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shpenzuar nga buxheti i tij, 88 milionë lekë për një limuzinë, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Turizmit, ka shpenzuar 100 milionë lekë për 1 automjet të vetëm. Në vetëm 8 muaj sipas demokratëve qeveria ka shpenzuar për luks  11.3 miliardë lekë, aq sa vlera e Ndihmës Ekonomike në Buxhet. /abcnews.al

 

 



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono