PD: Prokurori i ka deleguar Fatmir Xhafës marrjen e provave në hetim

15:02 | 11/10/2018

Paracaktimin e fatit të hetimeve të prokurorisë, për rastin e përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, nga kryeministri Rama dhe vetë Fatmir Xhafaj,demokratët dolën që ta denoncojnë me dokumenta. Për këtë i erdhi në ndihmë pikerisht Fredi Alizoti, personi që u pretendua të ketë imituar zërin e Agron Xhafës në audio-përgjim.

Demokratët dolën përsëri me dokumenta.

“Shqiptarët dëgjuan vetë sesi ‘aktori’ jo vetëm nuk ishte vetëofruar, por ishte gjetur, blerë e shantazhuar nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që e kishte paketuar të gatshëm e të përpunuar, natën, në Prokurorinë e Krimeve të Rënda”.

Atë ç’ka Fredi Alizoti tha në përgjimin që iu bë, e vërtetojnë vetë dokumentat e këtij hetimi sipas Bardhit. Si në materialin video të përgjimit të Alizotit, ashtu edhe në procesverbalin e marrjes së dëshmisë nga prokuroria, data 1 qershor, ora 8 e darkës, si dhe prokurori që e administroi atë, përputhen plotësisht, theksojnë demokratët. E nuk mbaron këtu.

“Shqiptarët do shohin me dokumente zyrtare që hetimi nuk është bërë nga prokuroria, por nga vartësit e Fatmir Xhafës në Policinë e Shtetit. Prokurorët vetëm kanë noterizuar çfarë i është dërguar nga vartësit e Fatmir Xhafës”.

Kjo ka ndodhur me tre provat shkencore të administruara në hetim të cilat mund të provonin versionin “rozë” të Fredi Alizotit, sipas demokratëve, dhe ato janë qelizat dhe tabulatet telefonike si dhe akti i ekspertimit të zërit në audiopërgjim.

  • Verifikimi dhe analizimi i qelizave telefonike të shtetasve Albert Veliu, Agron Xhafaj dhe Fredi Alizoti, për të përcaktuar shkencërisht nëse në orën dhe datën e pretenduar kur është realizuar përgjimi, kanë qenë apo jo në të njëjtin vend, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës. Pra prokurorët i kanë kërkuar Fatmir Xhafës që të hetojë Agron Xhafën.
  • Edhe verifikimin dhe analizimin e tabulateve telefonike, për të përcaktuar shkencërisht komunikimet telefonike midis tyre, i është deleguar për hetim nga prokurori, pikërisht Fatmir Xhafës.
  • Marrjen e mostrave të zërit të Agron Xhafës, që janë përcaktuese për të përcaktuar shkencërisht nëse zëri në përgjim është apo jo i Agron Xhafës, i ka marrë vetë Fatmir Xhafaj.

Është kjo arsyeja përse laboratori privat britanik ka konstatuar se kampionët e zërit janë të dobwt duke mos përcaktuar dot përfundimisht nëse zëri është apo jo i Agron Xhafës, sipas demokratëve, e gjithsesi kjo nuk përjashtoi konlkuzionin se zëri i Agron Xhafës është i ngajshëm me atë në audio-përgjimin e Albert Veliut. Tani një pyetje të thjeshtë:

“Pse prokurorët nuk kanë guxuar të verifikojnë përgjimin e Fredi Alizotit, i cili në datë 27 Maj 2018, deklaron se ka marrë një ofertë nga pala tjetër”.

Kjo për të njëjtën arsye që Donika Prela, në krye të prokurorisë për Krime të Rënda, caktoi prokurorin Gentain Osmani në këtë çështje, pa short, si e kërkon rregulli.

Janë të gjitha këto të dhëna, përpos fakteve të njohura derimëtani ato që vërtetojnë se Fatmir Xhafaj ka hetuar të vëllain Agron Xhafaj, në një skenar të hartuar nga Edi Rama dhe të zbatuar nga strukturat shtetërore të një diktature mafioze e cila tashmë zyrtarisht ka nën kontroll edhe drejtësinë, perfundon selia blu./abcnews.al





Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono