PD për Kajmakun: Kemi informuar ambasadat për shkeljet e prokurorisë

14:11 | 27/08/201914:110

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka paraqitur dokumente që sipas tij vërtetojnë se  kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajamaku është i njëjti person i arrestuar në Greqi nën identitetin Jorgo Toto për falsifikim parash. Bardhi i kërkoi organit të akuzës të mos zvarrisë verifikimin për kryebashkiakun e PS ndërkohë që informoi se demokratët kanë informuar ndërkombëtarët mbi shkeljet që po kryen prokuroria.

Pretendimeve të kryebashkiakut socialist të Vorës, Agim Kajmaku  se dënimi i një personi me emrin Jorgo Toto nuk e lidh drejtpërdrejtë me atë ngjarje, Partia Demokratike iu përgjigj me dokumente zyrtare. Numri dy i demokratëve, Gazment Bardhi publikoi kopjen autentike të pasaportës së Agim Kajmakut me emrin Jorgo Toto  për të vërtetuar se bëhet fjalë për të njëjtin person.

Gishtin e akuzës sekretari i Përgjithshëm i PD e drejtoi edhe te organi i akuzës, i cili edhe pse ka të gjithë mundësitë të marrë shenjat e gishtërinjve në sistem për shkak se ata posedojnë pasaporta biometrike, sipas demokratëve bën “show” duke thirrur vetë kryebashkiakët e PS.

Në dijeni për zvarritje të hetimeve janë vënë edhe ndërkombëtarët. Rasti i kryebashkiakut socialist të Vorës është denoncuar prej disa ditësh nga Partia Demokratike e cila ka paraqitur edhe dokumentet e dënimit të tij në Greqi për falsifikim në mungesë, dënim të cilin nuk e ka kryer pasi u largua nga shteti grek./ABC News Albania 24/7

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono