PD në grup: Bllokim të seancës plenare për largimin e Xhafajt

16:28 | 06/06/2018

Deputetët demokratë, në vijim të strategjisë së pjesëmarrjes në komisione parlamentare për artikulimin e mesazhit të tyre politik, u mblodhën tek ai i medias ku përsëritën se me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Shqipërisë nuk i hapen negociatat për antarësim në samitin e Qershorit.

Ishte mbledhja e grupit parlamentar në selinë blu rreth orës 12:30 minuta, ajo e cila rikonfirmoi vijimin e praktikës disa javore të demokratëve: pjesëmarrje e kushtëzuar në parlament, vetëm për denoncimin e çështjes “Xhafaj”, ashtu si moskonformimi me rendin e ditës edhe në seancë plenare. Në përfundim të takimit me deputetët e grupit të tij parlamentar, kreu i selisë blu, Lulzim Basha, nuk pati asnjë komunikim me mediat, larg te cilave qëndron prej mbi 1 jave.

“Në ikje e sipër është plani i kokainës. 2 miliardë e gjysëm euro thonë OKB, por krimi më i madh nuk është ky. 2.8 përqinde pupullsisë janë “addicted”, janë 80.000 shqiptarë që nuk e dinë a e kanë jetën të sigurtë nesër apo jo. Është e vështirë të dalin nga kjo rrugë pa një punë serioze nga të gjithë ne.”

Demokratët kishin paralajmëruar edhe pjesëmarrjen në një mbledhje mes antarëve të komisionit të ligje në orën 14:00, të parashikuar si takim me ekspertë. Por me njohjen e faktit se takimi do të mbahej pa praninë e mediave, demokratët bojkotuan pjesëmarrjen duke mos u paraqitur në ambientet e kryesisë së Kuvendit./abcnews.al



Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono