PD mbledh kryesinë e grupit parlamentar

12:25 | 20/11/2018

Partia Demokratike ka zhvilluar mbledhjen e përjavshme të grupit të saj parlamentar në selinë blu ku mësohet të kenë diskutuar për disa çështje. Mes të tjerash demokratët njoftuan mbajtjen e Kuvendit kombëtar të kësaj force politike më 15 Dhjetor, pas së cilit PD ndez motorrët për zgjedhjet lokale 2019.

Bojkoti i institucionit të Kuvendit të Shqipërisë nuk ka ndaluar demokratët të përfshihen në diskutimin që kryeson komisionet parlamentare prej një jave dhe që pritet të votohet në parim ditën e enjte, buxhetin e vitit të ardhshëm. Në ditën kur mazhoranca pritet të ngrejë kartonat për miratimin në parim të projekt-buxhetit 2019, demokratët do të diskutojnë për problemet, që sipas tyre sjell ky projekt, në një takim paralel me atë të seancës plenare ditën e enjte, kryesuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Ky takim ishte objekt bisede në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat mëngjesin e së martës, gjatë së cilit Partia Demokratike vendosi vijimin e ndërthurjes së aksionit opozitar me përgatitjet për zgjedhjet, ato lokale, pas atyre brenda partisë. Një tjetër temë diskutimi e mbledhjes së grupit të Partisë Demokraitke ishte edhe vizita e përfaqësuesve të Komisionit të Venecias, të cilët ndodhen në një vizitë dy ditore në Tiranë për të mbledhur informacione lidhur me opinionin që pritet të japin brenda dy javësh, mbi propozimin e demokratëve për ndryshime kushtetuese me qëllim shtrirjen e Vettingut edhe në politikë, veçse në gjyqësor.

Sa i përket zgjedhjeve brenda partisë, mësohet se kreu i demokratëve Lulzim Basha ka kërkuar që procesi i zgjidhjes së kryetarëve të degëve të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme, duke i paraprirë edhe mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në datë 15 Dhjetor. Është ky organ ai i cili do të zgjedhë Këshillin Kombëtar të kësaj force politike, që më pas zgjedh sekretarin e përgjithshëm të partisë dhe nënkryetarët e saj. Menjëherë pas kësaj procedure do të nisë edhe ngritja e shtabeve elektorale për përgatitjet për zgjedhjet lokale 2019. Gjatë mbledhjes së grupit demokratët kanë konfirmuar gjithashtu vijimin e mbështetjes së protestës së banorëve që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Re./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono