PD kërkon interpelancë me ministrin Gjiknuri për inceneratorët


12:29 | 11/02/2018

Pas deklaratave publike, demokratët kërkojnë zhvendosjen e çështjes së inceneratorëve në Kuvend.

Përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Kuvendit, deputetët e PD kërkojnë zhvillimin e një interpelance urgjente me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, për të raportuar në lidhje me informacionet zyrtare të koncesioneve të inceneratorëve Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Sipas ligjvënësve demokratë, mënyra se si janë zhvilluar proceset e tenderimit dhe dhënies së koncesioneve si dhe lidhjet e kompanive fituese, ngrenë hije dyshimi për ligjshmërinë dhe menaxhimin e tyre dhe lidhjen me politikën e qeverinë.

PD ngre shqetësim dhe për një tjetër moment që saktëson kontrata e bërë publike mbi këtë koncension.

“Nga të dhënat e kontratës të bëra publike rezulton se qeveria do të detyrojë OSHEE që të blejë me një çmim të përcaktuar energjinë nga ky ent. Rrjedhimisht, shoqëria koncesionare do të përfitojë edhe nga shitja e energjisë elektrike, përpos përfitimeve të tjera, duke rënduar edhe me rritjen e cmimit të energjisë për publikun”.

Në argumentet që demokratët listojnë për thirrjen e kësaj interpelance nënvizohen dhe të dhenat mbi njërën nga kompanitë fituese të koncensionit, e cila rezulton të jetë e regjistruar në Parajsat Fiskale të Vendeve të Ulëta.

Ndaj PD kërkon nga Kuvendi që të përfshijë në rend ditë këtë interpelancë, me qëllim marrjen e një informacioni të plotë mbi procedurat e koncesionit të inceneratorëve./abcnews.al


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore.


Kontakt

Telefono