PD: Gjyqtarët të mos vërtetojnë si të vlefshëm mandatet

15:10 | 10/07/2019

Ka dy mënyra sipas opozitës që mandatet e dala nga 30 qershori të mos bëhen efektivë. Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i kërkon gjyqtarëve që ti shpallin të pavlevshëm këto mandate ose të pezullojnë gjykimin derisa dekreti të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Ekziston akoma mundësia që votimet e 30 qershorit të refuzohen edhe “de juro” si të paligjshme. Këtë mund ta bëjnë gjykatat në të gjithë Shqipërinë sipas Partisë Demokratike.

“Të mos japin mandatet, duke vërtetuar pavlefshmërinë e 30 Qershorit.

Të pezullojnë gjykimin, për shkak se çështja nuk mund të zgjidhet para se Gjykata Kushtetuese të vendosë për dekretet e Presidentit të Republikës”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike sqaron se sipas ligjeve të vendit, që një Kryebashkiak të marrë detyrën, mandati i tij duhet të vërtetohet nga gjykata, nëse është marrë në përputhje me Kushtetutën, nëse është fituar apo jo në zgjedhje të organizuara në mbështetje të Dekretit të Presidentit. Prandaj thirrja e opozitës i drejtohet gjytarëve.

“Nëse gjyqtarët do të tregojnë integritet, do t’i binden ligjit dhe nuk do t’i nënshtrohen kërcënimeve me veting apo me mjete të tjera mafioze, të përdorura më parë nga Edi Rama, vendimi i tyre është shumë i thjeshtë: të respektojnë kompetencën kushtetuese të Presidentit për të shpallur datën e zgjedhjeve”.

Demokratët thonë se nuk do të lejojnë të merret nga kryeministri Edi Rama edhe hallka e fundit e pushtetit në vend, qeverisja vendore.

“Ne nuk kemi për ta lejuar kurrë që kjo të ndodhë, por mënyra për ta ndaluar me sa më pak kosto për vendin është që gjyqtarët t’i binden ligjit dhe të bëjnë drejtësi përmes ligjit”.

Për opozitën e bashkuar sa kohë Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur, Dekretet e Presidentit të Republikës janë në fuqi dhe të detyrueshme për zbatim

Kushdo që pohon të kundërtën- deklaron Gazment Bardhi- nxit anarkinë, vetëgjyqësinë dhe anormalitetin. /ABC News Albania 24/7


Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F




Kontakt

Telefono