PD denoncon ish-gardistin e 21 Janarit: Agron Malaj i dënuar, të largohet nga detyra

11:30 | 16/01/202011:300

Partia Demokratike ka publikuar sot dokumente, sipas të cilave kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj nuk mund të vazhdojë detyrën sepse rezulton i dënuar.

Përmes një konference për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi tha se Malaj është në kushtet e ndalimit për të ushtruar një funksion publik.

“Ai është i dënuar me vendim të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, theksoi Bardhi.

“Sipas ligjit për dekriminalizimit i ndalohet përjetë kandidimi në një funksion publik. Është rasti i pestë që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit.

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ, të veprojë pa asnjë vonesë, me administrimin zyrtar ,të Vendimit të Gjykatës së Matit dhe heqjen e menjëhershme të mandatit për kryetar Bashkie të Matit. Koha që ligji të veprojë dhe Edi Rama të mos veprojë pas kryebashkiakëve të inkriminuar”, vijoi ai.

Gjatë javës së shkuar, PD ka paralajmëruar se do të verifikonte kryebashkiakët e qarkut Dibër duke theksuar se mes tyre kishte të dënuar.

Por më herët KQZ në mbledhjen e datës 15.05.2019 njoftoi se Malaj kishte deklaruar në formularin e tij vendimin e dënimit dhe në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, si dhe në Vendimin e Kuvendit nr.17/2016  “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, vendosi se dënimi i Malaj, për “armëmbajtje pa leje”, nuk përbën kusht për mos regjistrimin si kandidat.

Duke vendosur kështu KQZ i hapi rrugë kandidimit të Malaj, dhe njoftoi KZAZ nr. 16 në Dibër, për vazhdimin e procedurave dhe regjistrimin e tij.

Njoftimin e KZAZ-së nr. 16 për vazhdimin e procedurave për rregjistrimin e kandidatit për kryetar Bashkia Mat, Qarku Dibër, të propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”, thuhet në vendimin e KQZ.

VENDIM-KQZ/abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono